Ka përfunduar protesta në anën e Serbisë që bllokoi pikëkalimi kufitar të Jarinjes, ndërsa janë paralajmëruar të reja për shkak të, siç thanë ata, “kushteve të vështira të jetesës së serbëve në Kosovë”.
Protesta ishte organizuar nga disa OJQ serbe, ndërsa sipas organizatorëve planifikohet të bllokohen edhe kalimet tjera administrative, kanë raportuar “Danas” dhe “Kossev”.
Siç thanë organizatorët, protesta ishte paqësore.
Ai thotë se kjo protestë nuk duhet të merret shumë e rëndësishme pasi ky grup i njerëzish e filluan këtë protest pasi se mendojnë për shumë gjëra që ndodhin në politikën e Kosovës ishin të orjentuara kundër pakicës serbe në Kosovë.
“Një protestë e tillë nuk duhet të tërhjek vëmendjen opinjonit askundë. Kudo në shtetet pranë nesh dhe në botë çdo ditë dikush proteston për diqka, ka protesta edhe brenda Serbisë kundër politikës serbe,ka protesta edhe në Kosovë të grupeve të njerzëve, sindikatave të ndryshme për të drejtat e tyre etj. Ky grup njerëzish aty me siguri se mendojnë për shumë gjëra që ndodhin në politikën e Kosovës ishin të orjentuara kundër pakicës serbe në Kosovë e që nuk është e vërtet, prandaj dhe protestojnë”, u shpreh ai.
Më tej, ish-ushtaraku thotë që kjo protestë nuk pati mbështetje nga serbët e Kosovës dhe se kjo lëvizje nuk ka fuqi që të protestojë aty ku duhet.
“Një fakt është interesant që këta protestues nuk kanë pas mundësi organizative që aty protesta të mbetët brenda në Kosovë. Pra ose nuk kanë mbështetje të duhur e të mjaftueshme nga serbët e Kosovës ose si grup kanë mbështetje politike jo të qartë !
Pra është një lëvizje e një grup njerzëve që nuk kanë fuqi as të protestojnë aty ku dëshirojnë! Pra reagim në efekt i këtyre protestusëve duke u bërë nervoz me gjendjen politike të serbëe në BiH si dhe revoltë dhe reagim në inati për shkak të vendimit, rezolutës që u bë në OKB ku nënkuptohet se serbët kanë bërë gjenocid në BiH e ky vendim është i drejtë por i rëndon shumë serbët të cilët ende nuk janë të gatshëm t’i ndryshojnë ato qasje ato politika të kohes kur kanë zhvilluar gjenocid”, përfundoi ish-ushtaraku Hafir Hoxha