Ish-komandanti i Zonës Operative të Pashtrikut, Sadik Halitjaha përmes një shkrimi në Facebook ka kujtuar me mall shokun e luftës, Xhavit Hazirin që ra heroikisht në luftën e UÇK-së.
Ai shkruan se dëshmori ka qenë koordinator dhe organizatori kryesor për UÇK-në në nivel të Kosovës, shkruan Gazeta Papirus.
Tutje, Halitjaha thekson se se ndjehet i hidhëruar, për faktin se sipas tij populli duhet t’i ruajë njerëzit me vlera të veçanta, e sidomos ata që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
PËR HEROIN E PA VDEKSHEM XHAVIT HAZIRI!
Bashkë me kujtimin ësht edhe vuajtja, idhrimi dhe ndjenja e pa zotsis në popullin ton, me i ruajt njerzit me vlera të veqanta- Njerzit e Përvetshem-, me vlera e vyrtyte te jashtzakonshme!
Ky Popullë i yni, nuk qen te zot ta ruajn Hasan Prishtinen, mu në prag te shpalljes së Pavarsis së Shqipris në Shkup, e arrestuan Serbet, kte dhe Idriz Sefetin,i burgosen në Beograd!
Gjë që e penguan Shpalljen e Pavarsis me 1911 në Shkup!
Nuk munden ta ruanin në gjirin ton asë Isa Boletinin te cilin nji or pa hyer Austro Hungaria e vrasin Serbo- Malazazet- e vret baba i Millovan Gjillasit në Mal të Zi,me gjith njerzit e ti!
Po ashtu në pa zotsi të kêti populli vriten: Bajram Curri, Avni Rrustemi, Halim Xhelo e shum të tjer te ksaj kohe!
Në kohen e re vriten: Fazli Greqevci,Zia Shemsiu, Nuhi Berisha, Rexhep Mala, Afrim Zhitia,Fari Fazliu,Bajram Bahtiri e të tjer!
Krejtsisht në prag të luftes vriten: Asgjasohet pa gjurmë Xhavit Haziri,kordinator dhe njeriu kryesor per organizimin e UÇK-s në nivel të Kosoves!
Që në fillim te Akcioneve guerile vriten:
Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha Akif Zenullahu e të tjer!
Në ket rast nuk e kam fjalen për te vraret në akcione e beteja!
Po ashtu gjat lufte vritet Arçtekti dhe Projektuesi i Shtetit të Kosoves,Atdhetari,Filozofi e Poletikani Ukshin Hoti!
Krejt këta dhe të tjerë ran, jo pse nuk ishin te zot por pse ishin ma te zotet, ma te miret, ma atdhetaret,ma trimat e ma te gatshmit për të u sakrifikuar dhe flijuar pë Lirin e Atdheut!
Për pos kujtimit të perhershem duhet te vuajm dhe reflektojm kolektivisht si Popullë qyqarë, pse nuk i ruajtem prej anmikut dhe ,trathëtarve
kta njerz me vlera te pa matshme e të pa krahasueshme, të pa zavendsueshem!
Kur flas për Xhavit Hazirin!
Fizikisht e njoha në fillim të dhjetorit 1985! Edhe që kisha ndegjuar e mësuar shum q’ka për at me pseodonimin (Besniku)!
Takimi i par fizik në Kodren e Diellit në Prishtin ishte ndjenë e pa pershkrueshme! Pos nesh ishte Hajdin Abazi,Halil Krasniqi dhe dy të tjer!
Arsyeja e Kti takimi;Ishte ruajtje dhe vazhdimsia e OMLK-s, pasë burgosjes masovike në nantor te këti viti, ishin burgos që nga sekretari politik Xhabir Morina dhe ai organizativ Bashkim Mazreku dhe qindra të tjer!
Në ket takim u muarrem vesh ta riorganizojm organizaten,te i rilidhim grupet,celulat Komitetet e rretheve, ta ri ngritim komitetin Çendreor te OMLK-s!
Pos shum vendimeve te atij takimi vendosem te mos biem askush në burg pa rezistenc!
Në se dikush arrestohet pa u perpjekur te rezistoj, atje në burg,zbulon shoket qoftë nji te vetmin,do ta shpallnim trathtar!
Sepse burgu ishte bër tmerr dhe gëlltitës për të gjithë te organizuart në veprimtari te mshefta kombtare!
Në një moment njeri nga shoket pyeti po me qka te rezistojm?
Un e nxora revolen në te njejten kohë Xhavit Haziri dhe shoket tjer, vetem ai që pyeti nukë kishte revolver!
E une tha që nuk kamë?
E mora persiper un dhe ja bleva nji për takimin e radhes!
e
Vlen te permendet se un dhe Xhaviti i kishim pas me fishek në tyt te gatshme per terheqje kamzen!
Ne vazhduam në organizim e kompletim te OMLK-s,
me 10- 11- qershor 1986 e ri organizuam në masë të gjer Organzaten dhe e komoletuam Komitetin Çendror!
Kto pak fjal i shkrova për ta treguar sa do pakë karakterin dhe gadishmerin per sakrific te Xhavit Hazirit, trim i pa epur dietar e organizator,aktivist i devotshem i pa krahasueshem me askend tjeter!
Prandaj esht ligësi e dobsi,qyqarllak i yni, mos me i ruajt, njerzit me vlera gjigande nga armiqt dhe trathtaret!
Ktu ka vepruar ndo një dor tinzare e trathtis, Kurr se besoj që te gjallë kan mund ta kapin armiqt,Heroin e pa vdekshem Xhavit Hazirin!
Lavdi jetes, veprave madhshtore te tija!
17-shtator 2023
Sadik Halitjaha
/GazetaPapirus/