Autori i librit, Jaques Baudoin kishte shkruar një libër për Hashim Thaçin. Duke folur për librin, tha se është shumë e zorshme të gjejë një burrështetas si Hashim Thaçi i cili mendon edhe për të ardhmen.
Ai tha se burrështetas si Thaçi është vështirë të gjenden edhe në Francë
Ai po ashtu shtoi se universiteti duhet të luftojë për një shtet të së drejtës, dhe për të luftuar por të vërtetën që ka synuar edhe autori ta bëjë përmes këtij libri.
“Kam qenë i impresionuar nga Thaçi sepse nuk është shumë e zorshme të kemi një lider i cili ka vizion të gjatë për një kob të gjatë i cili mendon edhe për fëmijët e fëmijëve i cili mendon 29 vite më herët çka dot bëhet. I cili në këtë vizion politik duhet të përfshijë gjithë shtetin. Po shtoj se Evropa është e rëndësishme të ketë një burrështetas të këtij niveli në krye të shtetit, sepse e duam apo jo një pjesë të paqes në Evropë është mbi Kosovën dhe kraharorin e zoti Thaçit në një mënyrë duhet të jeni krenar. Nuk është kompliment falls që po ja jap atij, është objektive, sepse kam pas shumë burrështetas në Francë të cilët nuk janë në nivel të zotit Thaçi. Duhet të jemi krenar një burrështetas në krye të shteti dhe një shtet i cili lufton për ekzistimin e të vërtetës, të paqes dhe që shteti të avancojë dhe të jetë shembull për shtetet e Evropës”, tha autori.
Autori i librit ishte këshilltar i ish-administratorit të UNMIK- ut në Kosovë, Bernard Kushner.