Ish-kandidati i VV-së për kryetar të Mitrovicës, Fehmi Ferati, ka ironizuar me ngritjen e tatimit në pronë.
Këtë çështja ai e ka ndërlidhur me Projektligjin për Trustin, i cili ka dështuar të miratohet në Kuvend javën e kaluar.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai e ka ngucur Qeverinë, duke shkruar se qytetarëve duhet të u jepet trusti, që ata pastaj të paguajnë tatimin.
“Na jepni Trustin t’a paguajmë Tatimin! Win – Win -Trus -Trus!”, ka shkruar Ferati.
Kundër projektligjit, i cili do të ua mundësonte qytetarëve tërheqjen e një pjese të trustit është kundërshtuar nga deputetët e VV-së.