Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se në mesin e të arrestuarve është edhe Shkodran Pulaj, ish-kandidati për asamblist i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në zgjedhjet lokale të vitit 2021.
Sipas informacioneve, Pulaj ka qenë i paprekur nga organet e rendit, përkundër që kanë qenë në dijeni për veprimtarinë e tij.
Pulaj dhe tre të dyshuarit e tjetër janë arrestuar nga Njësia e Antidrogës, raporton Sinjali, me ç’rast tashmë pritet të ndërmerren veprimet e tjera të nevojshme.
Kontrollet po vazhdojnë dhe gjatë këtij aksioni, Policia ka sekuestruar një sasi të substancave narkotike, si dhe armë e municion, që do të shfrytëzohen si prova lidhur me rastin.
/GazetaPapirus/