Rilind Gërvalla pritet të jetë drejtori i ri i Radio Televizionit të Kosovës.
Siç mëson Paparaci, ai pritet të votohet sot nga Bordi i RTK-së. Por, siç tashmë e dimë aktivisti i LVV-së në vend se të diskualifikohej, ai është kandidati pretendent për këtë pozitë të rëndësishme në RTK.
Sipas burimeve të Paparacit, Gërvalla kishte dalë i pari në konkursin për drejtor të RTK-së, komision ky i krijuar nga ana e Drejtorit të Përgjithshëm, Shkumbin Ahmetxhekaj.
Përkundër që Bordi i RTK-së flet vazhdimisht për heqjen e ndikimit politik nga televizioni publik, por siç duket kësaj radhe nuk i bën përshtypje lidhja direkte e Rilind Gërvallës me Lëvizjen Vetëvendosje.
Gërvalla nuk është thjesht aktivist i LVV-së, por edhe një ish-anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të partisë.
Megjithatë, rregullorja e RTK-së për kandidatët që konkurrojnë për pozita menaxheriale, siç është ajo e drejtorit të televizionit, e thotë qartë se kriter kryesor për të qenë pjesë e menaxhmentit të RTK-së është që ‘kandidati të mos jetë pjesë e partive apo forumeve të partive politike së paku në tre vitet e fundit’.
Por, rregullorja e RTK-së për përzgjedhjen e drejtorit duke se nuk vlen për Gërvallën. Atë mund ta shohim në mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së. Përveç kësaj ai ishte edhe në mesin e donatorëve të Vetëvendosjes.
Në disa fotografi, Rilind Gërvalla madje shihet nën shoqërimin e dy prej anëtarëve të grupit të LVV-së nga Tirana: Boiken Abazit dhe Arbër Zaimit.