Ish-drejtori për çështje evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA, profesor Charles Kupchan, beson se Kosova duhet t’i përkushtohet koordinimit me aleatët.
Kupchan pas rikthimit të Donald Trump si president i SHBA-ve, ai ka thënë se ai do të bisedojë me ata individë që beson se mund t’i zgjidhin problemet.
Ai ka theksuar se Trump është i njohur për qasjen e tij transaksioniste dhe se do të përpiqet të bëjë marrëveshje – qoftë në Ballkan, Ukrainë apo Lindjen e Mesme.
“Nëse unë do ta këshilloja Kurtin, do t’i thosha: ki kujdes! Nuk do që të rreshtohesh në anën e gabuar të Trumpit. Nuk do të jesh dikush që ia zë rrugën një përparimi të mundshëm dhe një marrëveshjeje që Trump do të donte ta prezantonte si të vetën”, tha ndër të tjera Kupchan.