Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Besa Ismaili, ka thënë se veprimet e fundit të institucioneve kosovare në veri, kanë krijuar përçarje dhe dëmtim të besimit me partnerët ndërkombëtarë.
Andaj, ish-deputetja e PDK-së, ngreh dyshime për përfitimet e këtyre veprimeve.
“Veprimet e qeverisë në veri të Kosovës kanë krijuar përçarje dhe kanë dëmtuar besimin me komunitetet dhe partnerët ndërkombëtarë. Kjo ngre pyetjen e rëndësishme: Interesat e kujt i shërbejnë me të vërtetë? Kush përfiton përfundimisht nga rezultatet e këtyre veprimeve kur Kosova nuk e bën këtë”, ka shkruar Ismaili në “X”.