Një situatë brenda shtëpisë së “Big Brother Vip Albania” ka tërhequr vëmendjen e të gjithë publikut.
Bëhet fjalë për këngëtarin Luiz Ejlli, i cili fillimisht i rrëfeu Kiara Titos se vuan nga një sëmundje e rrallë, por pas analizave ai rezultoi me shëndet të plotë.
Por, pavarësisht kësaj, publiku vijon ende të jetë skeptik dhe një ish-banore e Big Brother ka “trazuar” sërish rrjetin me deklaratën e saj.
Bëhet fjalë për Genta Gjalpin, e cila në një video të publikuar në InstaStory shprehet i sigurt se Luiz Ejlli është i sëmurë dhe për këtë iu referohet burimeve të saj.
Ajo thotë që Luizi është i sëmurë dhe unë e di nga burime shumë të sigurta. Ajo thotë ma kanë thënë para por nuk i kam besuar.
Më tej ajo ka publikuar një tjetër InstaStory, ku ngre dyshime mbi analizat që ju bënë këngëtarit dhe deklaron edhe një herë se është e vërtetë që Luizi është i sëmurë dhe thotë se ne kurrë nuk do e marrim vesh kurrë se çfarë ndodhi aty brenda.
Ndërsa, ajo ka publikuar edhe një video në TikTok, ku thotë se i kanë thënë disa shoqe, të cilat punojnë në një spital privat se Luiz Ejlli ka qenë i sëmurë që kur hyri në “Big Brother Vip Albania”.