GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Ish-ambasadorja Lama për skandalin e Berishajt: Do të duhej të dorëhiqej apo tërhiqej nga shteti

26/04/2022
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:4 mins read
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama ka vlerësuar se ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj do të duhet të jepte dorëheqje ose të shkarkohej, pas dyshimeve se është përfshirë në një aferë të përmasave ballkanike të shpëlarjes së parave.

Ish-ambasadorja Lama shpreh habi se si drejtuesit e institucioneve të Kosovës ende nuk e kanë ndërmarrë një veprim të tillë, shkruan Demokracia.com.

Në një intervistë për Demorkacia.com, ish-ambasadorja Lama thekson se figura e Berishajt tashmë është dëmtuar dhe qëndrimi i mëtutjeshëm i tij si ambasador në Kroaci, në aspektin diplomatik nuk i bënë ndër Kosovës.

“Unë e kam ndjekur si  të gjithë lexuesit e tjerë atë çfarë është shkruar dhe shkruhet,  nuk është se kam informata të tjera rreth aferës por për aq sa kam lexuar bëhet fjalë për dëmtim të ambasadorit Berishaj.  Madje, nuk kemi pasur as mohim të përfshirjes dhe mendoj që është dashur  të japë dorëheqjen apo të tërhiqet ambasadori. Por, nuk e kam të qartë se pse gjithë kjo mbrojte nga ana e përfaqësuesve të shtetit. Siç duket janë raporte të afërta ose mund të jen edhe raporte të tilla që ne nuk i dimë.  Në aspektin diplomatik mendoj se nuk i bënë nder shtetit të Kosovës që të vazhdojë të  mbajë në detyrë një ambasador që vazhdon të përflitet për aferë të tilla. Edhe pse unë personalisht nuk e njoh edhe nuk e di kush është ai, por do të duhej  të dorëhiqej. Këtu kam parasysh  edhe zhurmën dhe gjuetinë  e shtrigave që kanë bërë këta që janë sot në pushtet  edhe në rastin tim, kur jam  shkarkuar pa asnjë arsye dhe megjithatë kanë vërshuar me sulme të jashtëzakonshme. Imagjinoni tani kanë arsye dhe mbrojnë atë që nuk mund të mbrohet,” tha Lama për Demorkacia.com.

Për ish-ambasadoren Lama është e çuditshme se si Berishaj nuk dorëhiqet, pas që kemi të bëjnë me një akuzë të rëndë.

“ Unë nuk e kam të qartë se si ai vet nuk jep dorëheqje sepse çdokush tjetër do ta bënte. Ndoshta e di se e ka  mbështetjen presidentes dhe kryeministrit por çështja është më e madhe se kaq.” u shpreh ajo.

Lama konsideron se në rastin e ambasadorit Berishaj kanë dështuar organet e sigurisë që ta verifikojnë figurën e tij.

“Çdo ambasador dhe zyrtar i lartë i shtetit duhet të kalojë procesin e verifikimit nga AKI. Deputetët, ministrat, ambasadorët verifikohen nga AKI para se ta marrin mandatin, ky është proces që ndodhë. Pastaj vjen verifikimi i shtetit tjetër. Shtetet serioze  para se ta dërgojnë emrin për ambasador e verifikojnë mirë, në mënyrë që të mos ndodhë që as të mos ua kthejë shteti tjetër por as që të mos dalin gjëra të tjera më pas, pasi të shkoj dhe të fillojë punën, sepse,  kështu dëmtohet kredibiliteti i shtetit. Kjo është procedura që fillimisht verifikohet në shtetin dërgues pastaj në shtetin tjetër. Në rastin konkret siç duket nuk ka funksionuar asnjëra,” është shprehur ajo.

Ish-ambasadorja Lama vlerëson se institucionet e Kosovës me këtë mosveprim kanë treguar papjekuri politike e diplomatike.

“Unë mendoj që është mungesë pjekurie politike dhe diplomatike, sepse, në rend të parë duhet të vihen interesat e shtetit. Është shumë keq që nëse një ambasador bëhet objekt i sulmeve, sidomos kur ka pasur fakte në një far mënyrë, kanë rrjedhur informacione.  Nga ana tjetër jam kundër bërjes tabelë qitjeje të ambasadorëve pa asnjë  arsye siç ka ndodhur në rastet e tjera,  pra jam shumë për ta ruajtur figurën e përfaqësuesve të shtetit  sepse kështu ruhet, figura e shtetit.  Prandaj do të duhej të ishte  dorëhequr vet zoti Berishaj dhe të mos bëhej më objekt i sulmeve.  Duhet të dorëhiqet apo të tërhiqet nga shteti. Kjo është rruga e vetme për të mbrojtur dinjitetin e shtetit, edhe pse pafajësia mund të vërtetohet më vonë por, është në pyetej dinjiteti i shtetit.”, ka thënë ajo.

Tutje, Lama ka përmendur edhe fshehjen e kompanive gjatë deklarimit në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

“Nëse ato dyshime nuk janë vërtetuar akoma, kemi mosdeklarimi e pasurisë. Ko është vepër penale. Është dashur të deklarohet pasuria dhe të deklarohen firmat.  E di që ka pasur figura të larta politike që ndoshta edhe aksidentalisht nuk kanë  deklaruar korrekt pasurinë dhe kanë  përfunduar në procese gjyqësore. Kështu që është përgjegjësi deklarimi  pasurisë”, shtoi ai.

Lama ka përmendur edhe mënyrën se si ambasadori Berishaj e ka marrë shtetësinë e Kosovës.

“Kemi edhe problemin e marrjes së shtetësisë, sepse mënyra si është marrë shtetësia është pak problem”, tha ajo.

Lama ka kritikuar drejtuesit e institucioneve edhe për heshtjen për gafën e ambasadorit të Kosovës në Francë, Mehdi Halimi, për të cilin Demokracia.com raportoi të dielën se bëri skandal duke votuar në zgjedhjet në Francë.

“Edhe rasti në Francë  ishte një gafë e jashtëzakonshme diplomatike. Heshtje total. Pastaj skandalet e mëhershme si ai i Shkupit ku u përfshi kreu i misionit.  Është sjellje me standard  të dyfishta nga ana e atyre që janë në pushtet,” ka thënë ish-ambasadorja Lama.

Tags: Alma LameIsh Ambasadorja
ShareTweetShare
Previous Post

Limaj pyet Kurtin: A i plotëson kriteret për të qenë veteranë, nise pastrimin nga vetja

Next Post

Zyrtarja amerikane: ShBA-ja kujdeset për sigurinë e Kosovës, ndjehuni të sigurt

Next Post

Zyrtarja amerikane: ShBA-ja kujdeset për sigurinë e Kosovës, ndjehuni të sigurt

Lajmet e fundit

Krasniqi takon ambasadorin e ri italian: Kosova ka nevojë urgjente të dalë nga bllokada

Krasniqi takon ambasadorin e ri italian: Kosova ka nevojë urgjente të dalë nga bllokada

20/05/2025
Zeka: Vetëvendosje kishte skuadër për rrahje dhe plane për vrasje

Kush janë emrat që përmenden në audio-incizimet e Milaim Zekës?

20/05/2025
“Ia ka marrë shpirtin me dorë”- Dëshmitarët tregojnë për maltretimet e të akuzuarit Lutvija ndaj civilëve gjatë luftës

“Ia ka marrë shpirtin me dorë”- Dëshmitarët tregojnë për maltretimet e të akuzuarit Lutvija ndaj civilëve gjatë luftës

20/05/2025
Rama nga Saranda: Një parti e madhe si PS është për interesin kombëtar

Rama falënderon diasporën pas zgjedhjeve: Vota juaj, mesazh i fuqishëm drejt BE-së

20/05/2025
Kërcënimi ndaj Osmanit, reagon ashpër burri i saj: Janë pasojë direkte e mosveprimit

Kërcënimi i Presidentes nga llogaria “Rrap Tap”, inicohet rast penal, policia jep detaje

20/05/2025
Zvicra do të ketë një monedhë të re që i ngjan euros

Zvicra do të ketë një monedhë të re që i ngjan euros

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Krasniqi takon ambasadorin e ri italian: Kosova ka nevojë urgjente të dalë nga bllokada

Krasniqi takon ambasadorin e ri italian: Kosova ka nevojë urgjente të dalë nga bllokada

20/05/2025
Zeka: Vetëvendosje kishte skuadër për rrahje dhe plane për vrasje

Kush janë emrat që përmenden në audio-incizimet e Milaim Zekës?

20/05/2025
“Ia ka marrë shpirtin me dorë”- Dëshmitarët tregojnë për maltretimet e të akuzuarit Lutvija ndaj civilëve gjatë luftës

“Ia ka marrë shpirtin me dorë”- Dëshmitarët tregojnë për maltretimet e të akuzuarit Lutvija ndaj civilëve gjatë luftës

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.