GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Ish-ambasadori holandez thotë se Mustafa po gënjen për Bilfingerin dhe rindërtimin e Kosovës A

25/01/2022
në Ballina, Ekonomi, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Mustafa: Kompania Bilfinger u tregua e painteresuar për “Kosova A”, nuk ofruan asgjë më shumë sesa 15 faqe PowerPoint
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, i ka reaguar ish-kryeministrit Isa Mustafa, i cili të hënën tha se kompania gjermane “Bilfinger” nuk ka shfaqur interesim për rindërtimin e Kosovës A.

Ish-ambasadori holandez e ka cituar statusin e Mustafës në Facebook, duke thënë se ato që ka shkruar Mustafa janë të pavërteta.

Bosch ka shkruar në Facebook se ka qenë i përfshirë personalisht dhe se Ambasada e Holandës dhe ajo e Gjermanisë kanë bërë gjithçka për ta bindur Qeverinë se përmirësimi i katër prej pesë njësive ishte i realizueshëm dhe relativisht i lirë, por nuk kishte asnjë rezultat.

Për fat të keq, e pavërtetë. Unë isha i përfshirë personalisht dhe ne, ambasada gjermane dhe ambasada holandeze, bëmë gjithçka për ta bindur qeverinë se përmirësimi i katër nga pesë njësitë ishte i realizueshëm dhe relativisht i lirë, por asgjë, asgjë nuk ndodhi. Një mundësi e humbur që energjia për relativisht pak para të sigurohej duke filluar nga periudha rreth viteve 2017/18”, ka shkruar Bosch.

Ish-kryeministri i vendit, Isa Mustafa, të hënën ka deklaruar se përfaqësuesit e “Bilfinger” janë treguar të painteresuar për rindërtimin e “Kosova A”.

ipas Mustafës, e gjitha çka kanë ofruar ata kanë qenë vetëm 15-20 faqe PowerPoint.

“Është e vërtetë se në takimin tim, si Kryeministër me Kancelaren Merkel, më 30 qershor 2015, ndër çështjet e rëndësishme shtroi edhe rindërtimin e Kosova A përmes firmës Bilfinger. Unë shpreha gatishmërinë e plotë ta zhvillojmë këtë projekt. Me angazhimin e Kancelares, të njëjtën ditë , në orët e mbrëmjes, kemi organizuar takim me përfaqësuesit e Bilfinger në Berlin. Kemi kërkuar ta konkretizojnë propozimin e tyre, koston e investimit, kapacitetin dhe burimet e financimit. Përfaqësuesit e Belfinger u zotuan se do të na informojnë brenda 15 ditëve, por nuk na kanë informuar asnjëherë edhe përkundër insistimit të vazhdueshëm të kabinetit tim”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Ai tha se kanë qenë të interesuar që projektin ta realizojnë me kompaninë Bilfinger, por, sipas tij, kompania ka qenë e painteresuar.

“Kompania gjermane Bilfinger nuk ka ofruar asgjë më shumë sesa 15-20 faqe PoëerPoint. Kjo është krejt e vërteta për këtë firmë dhe zhurmën që po bëhet për investimet e saj në rindërtimin e Kosova A e që po vazhdojnë edhe sot në Kuvend.

“Duke pasur parasysh lidhjet ekonomike me Gjermaninë dhe teknologjinë gjermane në gjenerimin e energjisë elektrikenë Kosovë, ne kemi qenë të interesuar që projektin ta realizojmë së bashku me ta, por kompania Bilfinger është treguar krejtësisht e painteresuar. Krahas kësaj ne kemi vazhduar me Kosovën e Re”, ka shkruar Mustafa.

Reagimi i Mustafës vjen pasi një ditë më parë kryeministri i vendit Albin Kurti kur njoftoi për rikthimin e bllokut B2 në punë tha, “eh sikur ta kishim tash TC ‘Kosova A’ të rindërtuar nga Bilfingeri gjerman dhe blloqet B3 dhe B4 me nga 300 MË fuqi secila”.

ShareTweetShare
Previous Post

Shqiptohen 539 gjoba për qytetarët që nuk i respektuan masat antiCOVID-19

Next Post

Presidenti amerikan Biden shan gazetarin në konferencë: Bir kur*** budalla

Next Post
Presidenti amerikan Biden shan gazetarin në konferencë: Bir kur*** budalla

Presidenti amerikan Biden shan gazetarin në konferencë: Bir kur*** budalla

Lajmet e fundit

Lirohet Tefik Mustafa, mbahej në burgjet serbe që nga qershori i vitit të kaluar

Lirohet Tefik Mustafa, mbahej në burgjet serbe që nga qershori i vitit të kaluar

19/05/2025
57-vjeçari i jep fund jetës në burgun e Fushë-Krujës në Shqipëri

57-vjeçari i jep fund jetës në burgun e Fushë-Krujës në Shqipëri

19/05/2025
Arrestohet në Prishtinë shqiptari i shumëkërkuar nga Maqedonia Veriore

E trishtë: Konstatohet vdekja e foshnjës që u gjet pranë deponisë së mbeturinave në Matiqan

19/05/2025
Masa me detyrim të paraqitjes, bashkëshortja e Erion Veliajt shkon në SPAK

Masa me detyrim të paraqitjes, bashkëshortja e Erion Veliajt shkon në SPAK

19/05/2025
Kurti sërish refuzon t’u përgjigjet gazetarëve

Kurti sërish refuzon t’u përgjigjet gazetarëve

19/05/2025
Aksident trafiku në Banjë të Malishevës – E përfshirë vetura e FC Suharekës, lëndohet një vajzë

E trishtë në Prishtinë: Gjendet një foshnje e porsalindur brenda një qeseje të zezë pranë deponisë së mbeturinave

19/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Lirohet Tefik Mustafa, mbahej në burgjet serbe që nga qershori i vitit të kaluar

Lirohet Tefik Mustafa, mbahej në burgjet serbe që nga qershori i vitit të kaluar

19/05/2025
57-vjeçari i jep fund jetës në burgun e Fushë-Krujës në Shqipëri

57-vjeçari i jep fund jetës në burgun e Fushë-Krujës në Shqipëri

19/05/2025
Arrestohet në Prishtinë shqiptari i shumëkërkuar nga Maqedonia Veriore

E trishtë: Konstatohet vdekja e foshnjës që u gjet pranë deponisë së mbeturinave në Matiqan

19/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.