Drejtori i Institutit për Drejtësi në Kosovë, Ehat Mifaraj ka reaguar në lidhje me rrëzimin e Ligjit për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme.
Sipas Miftarajt, ka mundësi që LVV me qëllim po i shkruan ligjet keq, sepse po frikësohen se po ua konfiskon pasurinë Byroja.
Por, opsion sipas tij mbetet edhe ajo se hartuesit e këtyre ligjeve janë të padijshëm.
Më poshtë edhe postimi i plotë:
E kam fituar nje bindje se LVV po i harton me qellim keq ligjet qe e luftojne korrupsionin se po tuten per vete se mos iu konfiskohet pasuria e paligjshme.
Ose nuk e hartojne Strategjine kunder Korrupsion se mos po zbatohet e njejta ne praktike e po ua prish pazaret.
Sikurse mundet me qene edhe fakti se jane te padijshem shume me dite me hartu ligje apo politika ne baze te Kushtetutes dhe ligjit.
Pese vite ne pushtet, pese vite regres per popullin, mireqenie dhe bollek per njerezit e LVV dhe klienteles se saj.