GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Irani heq 27 kamera sigurie të Agjencisë së Energjisë Atomike

09/06/2022
në Ballina, Botë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Irani heq 27 kamera sigurie të Agjencisë së Energjisë Atomike
Share on FacebookShare on Twitter

Irani i ka dhënë goditje thuajse vdekjeprurëse perspektivës së ringjalljes së marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, pasi ka filluar heqjen e të gjitha pajisjeve monitoruese të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) të instaluara sipas marrëveshjes, tha shefi i agjencisë, Rafael Grossi.

Irani ka paralajmëruar hakmarrje nëse Bordi Drejtues i IAEA-s, i përbërë nga 35 vende, miraton një rezolutë të hartuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Franca, Britania e Madhe dhe Gjermania, me të cilën kritikon Teheranin për dështimin e tij të vazhdueshëm për të shpjeguar gjurmët e uraniumit, të gjetura në vendet që nuk janë raportuar. Rezoluta u miratua me shumicë të madhe, të enjten, më 9 qershor.

Irani i tha Agjencisë, gjatë natës, se planifikon të heqë 27 kamera dhe pajisje të tjera që nga e enjtja, që janë “në thelb të gjithë” aksesorët e mbikëqyrjes, të instaluar sipas marrëveshjes së vitit 2015, e cila shkon përtej detyrimeve thelbësore të Iranit ndaj Agjencisë, tha Grossi në një konferencë shtypi.

Grossi tha se do të ishte “goditje vdekjeprurëse” për negociatat nëse brenda tre deri katër javësh nuk gjendet një zgjidhje për këtë çështje.

Ai shtoi se rreth 40 kamera vëzhgimi kanë mbetur në Iran.

Rezoluta erdhi pasi IAEA tha se Irani ende nuk arriti të shpjegojë në mënyrë adekuate zbulimin e mëparshëm të gjurmëve të uraniumit të pasuruar në tre vende që Teherani nuk i deklaroi se kishte aktivitete bërthamore.

Kreu i IAEA-s tha të hënën se do të ishte “çështje javësh” përpara se Irani të mund të sigurojë materiale të mjaftueshme të nevojshme për armët bërthamore, nëse vazhdon të zhvillojë programin e tij.

Negociatat indirekte midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, për ringjalljen e marrëveshjes së vitit 2015, tashmë kanë ngecur dhe nuk janë zhvilluar që nga marsi.

Në vitin 2015, Irani nënshkroi një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara, Britaninë e Madhe, Francën, Gjermaninë, Rusinë dhe Kinën. Kjo mundësoi lehtësimin e sanksioneve në këmbim të kufizimit të programeve bërthamore të Iranit.

Por, ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tërhoqi SHBA-në nga marrëveshja në maj të vitit 2018, duke theksuar, ndër të tjera, se kushtet nuk janë mjaft të rrepta për të parandaluar Iranin të zhvillojë armë bërthamore. Trump gjithashtu rivendosi sanksione të ashpra financiare ndaj Iranit.

Pasi Uashingtoni u tërhoq, Irani shkeli kufizimet e përcaktuara në marrëveshje dhe këmbënguli që SHBA-ja të heqë sanksionet përpara se të kthehej në marrëveshje.

Derisa fuqitë perëndimore paralajmërojnë se mundësia e prodhimit të një bombe bërthamore po afrohet, Irani mohon të ketë synime të tilla.

Tags: IAEARafael Grossi
ShareTweetShare
Previous Post

Ndau mirënjohje për policët e EULEX-it, Klinaku ia kujton Kurtit kohën kur ia rrëzonte ‘xhipat’ atyre

Next Post

Kodra për të qeshurat për Psikiatrinë: Ministri dhe deputetët duhet të kërkojnë falje

Next Post
Kodra për të qeshurat për Psikiatrinë: Ministri dhe deputetët duhet të kërkojnë falje

Kodra për të qeshurat për Psikiatrinë: Ministri dhe deputetët duhet të kërkojnë falje

Lajmet e fundit

Studim alarmant: Shkrirja e akullnajave po përshpejtohet, rrezikon miliona njerëz

Studim alarmant: Shkrirja e akullnajave po përshpejtohet, rrezikon miliona njerëz

20/05/2025
Hyseni: Nënshkruhet kontrata për Stadiumin e Gjilanit

Hyseni: Nënshkruhet kontrata për Stadiumin e Gjilanit

20/05/2025
Krasniqi takon ambasadorin e ri italian: Kosova ka nevojë urgjente të dalë nga bllokada

Krasniqi takon ambasadorin e ri italian: Kosova ka nevojë urgjente të dalë nga bllokada

20/05/2025
Zeka: Vetëvendosje kishte skuadër për rrahje dhe plane për vrasje

Kush janë emrat që përmenden në audio-incizimet e Milaim Zekës?

20/05/2025
“Ia ka marrë shpirtin me dorë”- Dëshmitarët tregojnë për maltretimet e të akuzuarit Lutvija ndaj civilëve gjatë luftës

“Ia ka marrë shpirtin me dorë”- Dëshmitarët tregojnë për maltretimet e të akuzuarit Lutvija ndaj civilëve gjatë luftës

20/05/2025
Rama nga Saranda: Një parti e madhe si PS është për interesin kombëtar

Rama falënderon diasporën pas zgjedhjeve: Vota juaj, mesazh i fuqishëm drejt BE-së

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Studim alarmant: Shkrirja e akullnajave po përshpejtohet, rrezikon miliona njerëz

Studim alarmant: Shkrirja e akullnajave po përshpejtohet, rrezikon miliona njerëz

20/05/2025
Hyseni: Nënshkruhet kontrata për Stadiumin e Gjilanit

Hyseni: Nënshkruhet kontrata për Stadiumin e Gjilanit

20/05/2025
Krasniqi takon ambasadorin e ri italian: Kosova ka nevojë urgjente të dalë nga bllokada

Krasniqi takon ambasadorin e ri italian: Kosova ka nevojë urgjente të dalë nga bllokada

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.