17 persona kanë vdekur në Iran, pasi treni doli nga shinat, kështu ka raportuar agjencia e zyrtare e lajmeve “Fars”.
Pos të vdekurve, janë lënduar edhe 50 pasagjerë të tjerë, raporton Al-Jazeera, transmeton Express.
Numri i viktimave mund të rritet, pasi ende nuk janë identifikuar gjithë pasagjerët.
Treni i kishte 350 pasagjerë. Ekipet e shpëtimit me ambulanca dhe helikopterë kanë mbërritur në zonën ku ndodhi tragjedia. /Express