Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) i ka rekomanduar sot Policisë së Kosovës suspendimin për një punonjëse të PK-së me dyshimin se i njëjta ka kryer veprën penale “lëndim i lehtë trupor”.
Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se incidenti ku dyshohet se është përfshirë si e dyshuar zyrtarja policore raportohet se ka ndodhur sot në qytetin e Ferizajt.
“Hetuesit e IPK-së për veprimet hetimore janë konsultuar me Prokurorinë Themelore në Ferizaj kurse rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt”.
“Hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast”, thuhet në njoftim.