Simone Inzaghi synon të ‘gëzojë çdo moment’ pasi e çoi Interin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve duke eliminuar Porton dhe ndihet i lumtur dhe krenarë me lojtarët dhe ekipi, duke shmangur kritikat.
Epërsia në ndeshjen e parë rezultoi vendimtare në këtë fazën e 1/8-tës, një gol i vonë i Romelu Lukakut duke u dhënë atyre avantazhin që u mbrojt në Dragao, duke arritur në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve për herë të parë në 12 vjet.
Andre Onana ishte kryesisht i pa shqetësuar deri në shtatë minuta shtesë, por edhe atëherë arriti ta lë portën e prekur dhe trajneri i Interit, Inzaghi ka treguar se ndihen të lumtur dhe krenar me kualifikimin.
“Jam shumë, shumë i lumtur. Gjithë meritë për grupin, i cili arriti të merrte energji, që as që e dija se kishin. Kemi pasur probleme para dhe gjatë lojës, ata qëndruan solidë dhe përveç shtatë minutave mjaft të tepruara shtesë, rrezikuam shumë pak”, ka thënë fillimisht Inzaghi pas ndeshjes.
“Kisha besim, pasi skuadra ishte gjithmonë në lojë, në një atmosferë pasionante si kjo. Ne e dimë se katër ekipet e fundit italiane që luajtën në Dragao humbën, kështu që i përgëzova djemtë, ne shkruam pak histori”.