Hekuran Nikçi, Kryeinspektori ilegal i Punës – që pavarësisht konstatimit nga të gjitha institucionet gjyqësore se ësthë emëruar dhe po qëndron jashtëligjshëm në atë pozitë – po intervistohet nga Krimet Ekonomike, për çka reagoi edhe gazetari Lirim Mehmetaj.
Mehmetaj, i cili i pari pati raportuan për çështjen e tij – i cili refuzonte ta lëshonte pozitën e tij të cilën e kishte marrë me emërim të kryeministrit, Albin Kurti, tha se “për gazetarë s’ka ndjenjë më të mirë e përmbushje më të madhe sesa kur raportimet prodhojnë rezultat”.
Postimi i plotë:
Hajnat n’burg
Para disa muajve për herë të parë pata raportuar për Hekuran Nikçin.
Kryeinspektori i Punës që si fillim u emërua ilegalisht nga Albin Kurti dhe Hekuran Murati.
Përkundër se të gjitha shkallët e Gjykatave të Kosovës e shpallën të kundërligjshëm dhe urdhëruan largimin e tij, Kurti e Murati nuk e hoqën.
Si ilegal që ishte ai filloi jo veç keqpërdorimin po edhe terrorin mes punëtorëve të tjerë në institucion.
Sot, siç po e shiheni, Hekuran Nikçi po intervistohet nga krimet ekonomike dhe me shumë gjasë do të përfundojë në paraburgim.
Për gazetarë s’ka ndjenjë më të mirë e përmbushje më të madhe sesa kur raportimet prodhojnë rezultat.
Qesi stofi kanë me e pasë krejt – në burg ka me përfundu secili.