GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

Intervista skandaloze e Gërvallës: Partia Guxo zgjodhi Kurtin e Sveçlën, para Amerikës dhe Rugovës

22/06/2023
në Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Gërvalla: Policët tanë nuk po keqtrajtohen nga Serbia
Share on FacebookShare on Twitter

Dhe, duket se Guxo ka vendosur tashmë. Do të jetë me Albin Kurti, pavarësisht gjithçkaje, ndoshta përgjithmonë. Do të shpërfillin bindjen rugoviane se “shtëpia nuk mbahet pa miq” duke sulmuar miqtë. Dje Donika Gërvallës iu publikua një intervistë që provokoi shumë tallje. Por, që mund të jetë larg më serioze se që mund ta mendoni.

Raportet e Kosovës me miqtë e saj më të mëdhenj ndërkombëtarë janë vënë në pikëpyetje serioze pas ngulmimit të vazhdueshëm të kryeministrit Kurti që Lulzim Hetemi të punojë vetëm në zyren e ndërtesës së komunës në Leposaviq, ku po qëndron tash e 25 ditë.

Kosova po kërcënohet me masa ndëshkuese, qoftë nga BE-ja qoftë nga ShBA-ja.

Sarkazmë / Liderët e GUXO fotografohen para një posteri që ndoshta ‘na tregon’ se çfarë bindjesh politike ka kjo parti?
Por, në vend se të vendosnin pikëpyetje për atë që po ngjan – ose t’i vendosnin pikëpyetje politikave të Kurtit apo vetë Kurtit – Guxo vendosi t’i vendoste pikëpyetje miqve të Kosovës, dhe bindjeve të tyre.

Donika Gërvalla Schwarz – që përveç ministre e Punëve të Jashtme është edhe bashkryetare e Guxos – dje e bëri të qartë në gjë të tillë për gazetën Der Standard.

Miqtë jashtë
E pyetur pse BE-ja po kërcënonte me masa ndëshkuese, më saktë se çka do të thoshte një gjë e tillë, Gërvalla e nisi përgjigjen me:

“Ky është një gabim serioz strategjik,”

Ajo akuzoi BE-në se përmes kësaj politike po shkaktonte edhe më shumë përshkallëzim të situatës. Pra, BE-ja na akuzon neve dhe Serbinë. Ne e akuzojmë BE-në dhe Serbinë.

Betimet e kryetarëve / Gërvalla e bën sërish, “demanton” ShBA’në
Ndërkohë, pasi u pyet për kërkesën e ShBA-ve dhe BE-së që kryetarët e komunave të punonin në zyre jashtë ndërtesave komunale, kryediplomatja pati këtë përgjigje:

“Kosova nuk mund të bëjë vetëvrasje politike bile as për miqtë më të ngushtë.”

Dhe më pas, pati një rrëshqitje të plotë drejt një gjuhe brutalisht të ashpër ndaj diplomatëve evropianë e amerikanë:

“Ne… nuk duhet të lejojmë disa diplomatë problematikë që ta zhysin rajonin në luftë në një aleancë me aleatin e Putinit, Vuçiqin.”

Më vonë gjatë intervistës, znj. Gërvalla akuzoi edhe emisarin Mirosllav Llajçak se shpesh “merr pozicionin e Vuçiqit”.

Gërvalla ka qenë përgjithësisht e heshtur muajve të fundit gjatë shumë e shumë zhvillimeve në dialog, e po ashtu edhe në veri të Kosovës. Ministrja e Punëve të Jashtme nuk kishte pasur shumë për të thënë as për Marrëveshjen e Ohrit/Brukselit, madje në një moment duke deklaruar edhe se nuk kishte fare marrëveshje gjë që ishte mohuar më pas nga kryeministri Albin Kurti.

Kujtojmë se bashkryetari tjetër i Guxo, Faton Peci, deri tash nuk ka pasur komente në lidhje me zhvillimet në veri të Kosovës. Guxo aktualisht ka dy ministri në kuadër të Qeverisë Kurti, ndërsa në Kuvend bën pjesë në grupin parlamentar të Vetëvendosjes.

Tags: gervallakurtiMPJsvecla
ShareTweetShare
Previous Post

Alarmante: Dy ditë pasi humbi jetën një punëtor pasi kishte rënë nga lartësia, një tjetër përfundon në gjendje kome

Next Post

Nervozohet keq Agim Veliu, e gjuan me ujë këtë zyrtar të LDK-së

Next Post
Nervozohet keq Agim Veliu, e gjuan me ujë këtë zyrtar të LDK-së

Nervozohet keq Agim Veliu, e gjuan me ujë këtë zyrtar të LDK-së

Lajmet e fundit

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

20/05/2025
Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

20/05/2025
72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.