GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Intervista bizare e Kurtit, ku e krahasonte zgjedhjen e Veselit me të Hitlerit e Milosheviqit

23/09/2023
në Ballina, Lajme
Koha e leximit:4 mins read
Kurti: Prania e Policisë zvogëlohet në objektet komunale në veri, kur bandat kriminale shkojnë në Serbi ose në burg
Share on FacebookShare on Twitter

Një intervistë e kryeministrit Albin Kurti, e dhënë në prill të vitit 2016, është rikthyer në fokus të opinionit publik. Më saktë, një shkëputje e shkurtër e emisionit të gjatë gati dy orësh (1:46:17 minuta), në të cilën shkëputje Kurti, atëbotë si aktivist i VV-së, e krahasonte Hashim Thaçin me Esat Pashën, figurën që simbolizon tradhtinë kombëtare në kujtesën popullore shqiptare.

Por nuk është vetëm kjo pjesë skandaloze, pasi në këtë intervistë Kurti e banalizon tërësisht dhe e radikalizon thellësisht kritikën/sulmin e tij ndaj Kadri Veselit, ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës. Çka thoshte Kurti?

I veshur me tesha zyrtare, por pa kravatë e me një flamur të vogël kombëtar në gjoksin e tij, Kurti ishte mysafir në një emision në Shqipëri. Në prill të vitit 2016, Kurti ishte ftuar në emisionin e gazetarës Ilva Tare, e cila ia kishte ndarë 1 orë e 46 minuta e 17 sekonda atëbotë ish-kryetarit të VV-së, Albin Kurti (pasi kryetar i VV-së ishte Visar Ymeri, tash analist).

Duke e kritikuar Thaçin, Kurti i nxjerr dy figura negative në histori, përmes të cilave Kurti e godet Thaçin për tradhti ndaj idealeve të kombit shqiptar, të UÇK-së. Në pyetjen se çfarë ka kundër Thaçit, Kurti u përgjigj si më poshtë:

“Ju thatë se që ka qenë në UÇK. Në UÇK kanë qenë edhe shumë të tjerë dhe shumë më tepër luftëtarë. Por, mos harroni, se nëse e shikojmë popullin tonë më shumë ka luftuar Esat Pashë Toptani se Hashim Thaçi. Pse njeriu në një kohë të caktuar bën një luftë, kjo nuk do të thotë se bën një luftë, betejë apo angazhim të gabuar më pasë” – thoshte ai. 

Përveç figurës së Esat Pashës, Kurti e përmendte edhe Philippe Pétain, ish-marshall i Francës, i cili u akuzua për tradhti kombëtare për shkak të bashkëpunimit me regjimin nazist. E gjithë kjo ndërmarrje e krahasimit të Thaçit me dy figura të kontestueshme historike, u bë me qëllim që Kurti të konkludojë se Thaçi nuk është president legjitim. Dhe, natyrisht, nënteksti është i qartë: nga krahasimi mund të nënkuptohet se edhe Thaçi është në grupin e Esat Pashës e Pétainit.

“Për ne nuk është legjitim ai president” – deklaronte Kurti në cilësinë e opozitarit.

Në intervistë, Kurti merret edhe me figurën e Kadri Veselit, të cilin e akuzon për të kaluar kriminale.

“Problemi është që kreu i ShIK-ut, i një organizate sekrete kriminale u bë kryetar parlamenti. Ky është problem kryesor. Një person, i cili…” – deklaronte Kurti, teksa gazetarja Ilva Tare ndërhynë dhe e thotë një të vërtetë të madhe.

“Kadri Veseli është i zgjedhur nga populli i Kosovës.” – deklaroi Tare.

Në këtë moment, Kurti e bën një krahasim absolutisht banal, të rrëzikshëm e arbitrar. Në ndihmë të argumentit të tij kundër Veselit, ai e përmend ardhjen në pushtet përmes “votave” të popullit të Hitlerit, diktator i Gjermanisë e përgjegjës për Holokaustin, dhe të Slobodan Milosheviqit, diktator i Jugosllavisë, që u akuzua për krime lufte nga Haga dhe që botërisht njihet si “Kasapi i Ballkanit”.

“Edhe Hitleri ka qenë i zgjedhur, edhe Milosheviqi ka qenë i zgjedhur.” – deklaronte Kurti, duke e bërë një krahasim banal në mes Kosovës demokratike dhe regjimit nazist e Jugosllavisë milosheviqiane, e cila i nisi katër luftra, u dënua për gjenocid e krijoi sistem të apharteidit në Kosovë.

Këtë video të Kurtit, e ka komentuar analisti Fitim Salihu, i cili shkroi se Kurti asnjëherë nuk i ka përjetuar Thaçin e Veselin si rivalë politikë.

“Edhe fytyra po i deformohet prej urrejtjes e tensionit psiqik qe po e ka kur po flet per kundershtaret politike. Prandaj, ende sot, edhe kur i ka fitu 51%, nuk mjaftohet me ate fitore por flet per zhdukjen e opozites.

Hashim Thaçin e Kadri Veselin kurre nuk i ka perjetu si rivale politike. Thaçi e Veseli kane qene per Albin Kurtin si pasqyra per njerken e Borebardhes qe ia ka tregu realitetin e hidhur sa here eshte shiku ne te, edhe atehere kur ky ka dashte ta genjeje veten.

Te Thaçi e Veseli ai e ka shiku ate qe vete nuk ka pas guxim ta beje ne jete.” – shkroi ai ndër të tjera

Tags: hitleriintervistakurtiThaçiveseli
ShareTweetShare
Previous Post

Lajçak diskuton për dialogun me nënsekretarin e OKB’së, thotë se e ka mbështetjen e plotë nga ai

Next Post

Digjet shtëpia, vdes një 76-vjeçar në Malishevë

Next Post
Digjet shtëpia, vdes një 76-vjeçar në Malishevë

Digjet shtëpia, vdes një 76-vjeçar në Malishevë

Lajmet e fundit

“Përfshirja e qytetarëve të veriut” kusht i Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë

“Përfshirja e qytetarëve të veriut” kusht i Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë

18/05/2025
Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës

Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës

18/05/2025
Shqipëri-Serbi, lotari për të hyrë në stadium – FSHF shpjegon si do të shpërndahen biletat

Shqipëri-Serbi, lotari për të hyrë në stadium – FSHF shpjegon si do të shpërndahen biletat

18/05/2025
Mbyllet numërimi i votave nga diaspora, PS kryeson me 61.11%

Mbyllet numërimi i votave nga diaspora, PS kryeson me 61.11%

18/05/2025
Meloni organizon bisedime midis Von der Leyen dhe JD Vance

Meloni organizon bisedime midis Von der Leyen dhe JD Vance

18/05/2025
A do ta kushtëzojë Gjermania mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në KiE me themelimin e Asociacionit

A do ta kushtëzojë Gjermania mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në KiE me themelimin e Asociacionit

18/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
“Përfshirja e qytetarëve të veriut” kusht i Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë

“Përfshirja e qytetarëve të veriut” kusht i Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë

18/05/2025
Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës

Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës

18/05/2025
Shqipëri-Serbi, lotari për të hyrë në stadium – FSHF shpjegon si do të shpërndahen biletat

Shqipëri-Serbi, lotari për të hyrë në stadium – FSHF shpjegon si do të shpërndahen biletat

18/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.