Interi është zyrtarisht kampion dimëror i Serisë A për sezonin 2021-22, duke siguruar këtë epitet me një xhiro më pak pasi Milani humbi në shtëpi ndaj Napolit.
Nerazzurrët janë me 43 pikë, me Napolin dhe Milanin në vendin e dytë, respektivisht tretë me 39.
Kjo do të thotë se djelmoshat e Simone Inzaghit nuk mund të kapen në krye të tabelës në raundin e fundit të gjysmës së parë të sezonit, i cili luhet në mesjavë.Campione d’Inverno është titulli që i jepet ekipit në krye të tabelës së Serie A në mes të edicionit.
Tradicionalisht, ka qenë një tregues se kush vazhdon të fitojë Scudetton, i arritur në 67 për qind të rasteve.
Milani ishte kampion i dimrit sezonin e kaluar dhe nuk arriti të merrte trofeun, duke humbur nga Interi.
Që nga viti 2004-05, të vetmet skuadra që janë kampione të dimrit dhe nuk kanë vazhduar të fitojnë Scudetton ishin Napoli i Maurizio Sarrit në të dy sezonet 2015-16 dhe 2017-18 dhe Milani sezonin e kaluar. /Telegrafi/
Follow Serie A, download SofaScore app ›