GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Interesante: Emri Kadri Veseli i bën telashe, e ndalin policia në Nish: mezi i kam shpëtuar dajakut

29/12/2021
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Share on FacebookShare on Twitter

Sa herë që e kalon kufirin, e përcjellin problemet. Policia dhe xhandarmëria serbe, sapo i shohin dokumentet e tij të identifikimit mendojnë se ai është ish kreu i PDK-së, vetëm pse e mban të njëjtin emër e mbiemër. Kadri Veseli nga Tërrnoci i Madh thotë se disa herë mezi i ka shpëtuar dajakut në kufi për shkak të emrit që mban. Por, pavarësisht këtij rreziku, tregon se është krenar që mban të njëjtin emër me kryeparlamentarin Veseli. Express sjell rrëfimin rreth emnakut të Kadri Veselit.

Ishte nisur që ta dërgonte djalin për mjekim për në Nish, por rruga i kishte mbetur në gjysmë. Kadri Veseli nga Presheva ishte ndaluar në gjysmë të rrugës për kontroll nga policia dhe xhandarmëria serbe afër Nishit.

Por, me t’ia parë emrin e mbiemrin në dokumentet e identifikimit, e kishin zbritur nga vetura e kishin dashur ta maltretonin. I kishin thënë të gjitha fjalët që u kishin rënë ndërmend.

Gjithë kjo për shkak të emrit dhe mbiemrit të tij.

Autoritetet serbe mendonin se ai është ish Kryetari i Kuvendit të Kosovës, vetëm pse mban të njëjtin emër, dhe ishin habitur me guximin e tij për të hyrë në territorin serb. Siç dihet edhe Kryetari i PDK-së është njëri nga figurat që kërkohen nga autoritetet e Serbisë për shkak të angazhimit në luftën e UÇK-së në fund të viteve 90’të.

Veseli i Tërrnocit tregon për Gazetën Express se mezi i kishte shpëtuar dajakut atë ditë.

“Isha duke udhëtuar për në Nish me bashkëshorten dhe me djalin për mjekim. Në rrugën kryesore afër Nishit ndodhej një postbllok, ku kontrollojnë Policia dhe Xhandarmëria. Pasi na e morën dokumentacionin, mua më zbritën dhe me thanë se me çfarë guximi t’i Kadri Veseli ke hyrë në Serbi. Më njollosën me fjalët më barbare, vetëm se kam të njëjtin emër dhe mbiemër me kryeparlamentarin, dhe donin të më maltretonin”, tregon Veseli për Gazetën Express.

Derisa thotë se me këtë problem përballet gjithmonë nëpër kufi.

Por, kjo nuk është situata e vetme në të cilën është përfshirë 55-vjeçari nga Tërrnoci për shkak të emrit, që e ka trashëguar nga gjyshi i tij.

Ani pse është dy vjet më i madh e nuk mban ndonjë pozitë të rëndësishme, ai tregon se shumë shpesh qytetarët e ngatërrojnë me kryetarin e PDK-së për shkak të emrit.

Nuk janë të rralla rastet kur atij i drejtohen edhe për ndihmë. Llogaritë e tij në rrjetet sociale janë të mbushura plot mesazhe për ndihmë.

“Kanë ndodhur shumë raste. Më kanë shkruar plot herë në faqen time disa persona, që t’u ndihmoj për shkak të kushteve të këqija dhe jam ndjerë shumë keq, që nuk kam mundur t’u ndihmojë. U kam treguar se nuk jam ai që ata mendojnë”, tregon Veseli.

Por, edhe pse e ngatërrojnë me kryeparlamentarin, jeta që bëjnë dallon si dita me natën.

Veseli është nga Tërrnoci i Madh, fshat në Luginën e Preshevës dhe tash e sa vite punon si rrobaqepës. Ai nuk ka lidhje me politikën.

Tags: EmriKadri veseli
ShareTweetShare
Previous Post

“Pse po më dërgoni në Serbi, do ta rrëzoj aeroplanin”, Incident në aeroplan për shkak të aterrimit në Beograd

Next Post

Chelsea barazon me Brightonin, rrëmben pozitën e dytë, por ka larg Cityn që kryeson

Next Post

Chelsea barazon me Brightonin, rrëmben pozitën e dytë, por ka larg Cityn që kryeson

Lajmet e fundit

Tensione në Zyrën Ovale, Trump nervozohet dhe përzë gazetarin pasi e pyeti për aeroplanin e dhuruar nga Katari

Tensione në Zyrën Ovale, Trump nervozohet dhe përzë gazetarin pasi e pyeti për aeroplanin e dhuruar nga Katari

21/05/2025
Ronaldo ka dy opsione për ta vazhduar karrierën pasi refuzoi 550 mijë euro në ditë

Ronaldo ka dy opsione për ta vazhduar karrierën pasi refuzoi 550 mijë euro në ditë

21/05/2025
Spurs fitojnë Ligën e Evropës, Manchester United e mbyll sezonin më të keq në histori

Spurs fitojnë Ligën e Evropës, Manchester United e mbyll sezonin më të keq në histori

21/05/2025
Deputeti i VV-së sjell fjalët e Selimit nga Haga

Deputeti i VV-së sjell fjalët e Selimit nga Haga

21/05/2025
Ushtria izraelite: 100 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza

Ushtria izraelite: 100 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza

21/05/2025
Mustafa: LDK nuk do të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen në këto rrethana

Mustafa: LDK nuk do të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen në këto rrethana

21/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Tensione në Zyrën Ovale, Trump nervozohet dhe përzë gazetarin pasi e pyeti për aeroplanin e dhuruar nga Katari

Tensione në Zyrën Ovale, Trump nervozohet dhe përzë gazetarin pasi e pyeti për aeroplanin e dhuruar nga Katari

21/05/2025
Ronaldo ka dy opsione për ta vazhduar karrierën pasi refuzoi 550 mijë euro në ditë

Ronaldo ka dy opsione për ta vazhduar karrierën pasi refuzoi 550 mijë euro në ditë

21/05/2025
Spurs fitojnë Ligën e Evropës, Manchester United e mbyll sezonin më të keq në histori

Spurs fitojnë Ligën e Evropës, Manchester United e mbyll sezonin më të keq në histori

21/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.