Skuadra e Inter raportohet se është tërhequr përfundimisht nga blerja e kartonit të Romelu Lukakut, dhe ata nuk kanë plane që të hyjnë në bisedime të metejshme me Chelsean për një transfer të mundshëm.
Klubi italian riktheu në “San Siro” sulmuesin belg në verën e vitit 2022, një vit pasi e shitën atë në “Stamford Bridge” për shumën e 122 milionë eurove.
Lukaku ka pasur vështirësi për ta gjetur shkëlqimin e dikurshëm në Itali, dhe ka regjistruar vetëm 7 gola të shënuar përgjatë 24 ndeshjeve të zhvilluara në të gjitha garat.
Vetëm tre nga këta gola i ka shënuar në ligë, ku dy prej tyre erdhën nga pika e penaltisë. Goli i fundit i Lukakut në Serie A nga loja e hapur ka qenë ndaj Lecces në sfidën hapëse të sezonit në gusht të 2022-ës.
Me 29-vjeçarin që po has në vështirësi për të rigjetur formën fizike, mediumi italian “Gazzetta dello Sport” ka raportuar se Interi nuk ka në plan që ta mbajë në skuadër për sezonin 2023/2024.
Inter tani ka përqendruar vëmendjen e tyre dikund tjetër. Sulmuesi i Liverpoolit, Roberto Firmino, dhe ylli i Monchengladbach, Marcus Thuram, thuhet se janë objektiva të “Nerazzurrëve”, pasi që të dy do të agjent të lirë në fund të sezonit për shkak të skadimit të kontratës me klubet respektive.