Quhet Sybil – si Sibila e orakullit grek – dhe është një sistem i ri i inteligjencës artificiale dhe mund të revolucionarizojë diagnozën e kancerit të mushkërive.
I krijuar në Institutin prestigjioz të Teknologjisë në Masaçusets (MIT), sistemi është i aftë të lexojë mushkëritë deri në pafundësi. Zbulon detaje, aq sa mund të parashikojmë zonat ku do të formohet një tumor brenda një, tre apo edhe pesë vjetësh.
Deri tani është përdorur në mënyrë eksperimentale, pasi Sybil nuk është miratuar ende nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA). Ky opsion i inteligjencës artificiale ka treguar në rrjedhën e testeve të ndryshme se mund të parashikojë me një saktësi që varion nga 86 në 94% shfaqjen e kancerit të mushkërive brenda një viti. Tumori ende nuk shfaqej në skanimin e zakonshëm CT.