GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Integrim para anëtarësimit të vendeve kandidate në BE

23/09/2023
në Botë
Koha e leximit:4 mins read
Integrim para anëtarësimit të vendeve kandidate në BE
Share on FacebookShare on Twitter

Idetë që vendet evropiane, të cilat synojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian, gradualisht të integrohen në disa politika të BE-së, por edhe në punën e institucioneve, janë shpeshtuar.

Ka pasur shumë thirrje, përfshirë edhe nga liderët e vendeve anëtare dhe të institucioneve të Bashkimit Evropian, që një lloj “integrimi para anëtarësimit“ të përdoret për t’i përafruar vendet kandidate me BE-në, edhe para se ato të bëhen formalisht vende anëtare.

Të gjitha vendet kandidate, si ato nga rajoni i Ballkanit Perëndimor ashtu edhe nga fqinjësia lindore (Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia) kanë marrëveshje të Asocimit me BE-në, dhe bashkëpunim në disa fusha. Por në BE besojnë se ekziston mundësia që, pa ndryshuar traktatet, ky bashkëpunim të forcohet, duke përfshirë këto shtete në takime të përbashkëta, grupe punuese, projekte të ndryshme të infrastrukturës, prokurime të përbashkëta deri te bashkëpunimi në politika sociale dhe ekonomike.

Komiteti Ekonomik dhe Social Evropian (EESC European Economic and Social Commity) tashmë ka vendosur që në strukturat e veta t’i përfshijë edhe përfaqësuesit nga vendet e procesit të zgjerimit. Në këtë mënyrë ky institucion i BE-së, që ka rol profesional këshillues për çështjet politike dhe sociale, bëhet institucioni i parë i Bashkimit Evropian, i cili përfshin përfaqësuesit nga vendet kandidate në strukturat e veta punuese

Ne po e shndërrojmë një prioritet politik në realitet, duke u bërë institucioni i parë i BE-së që përfshin vendet kandidate për BE në punën e vet“, është thënë në një komunikatë të Komitetit Social dhe Ekonomik, ku është njoftuar se është miratuar vendimi që të emërohen përfaqësuesit e shoqërisë civile nga vendet kandidate në punën këshilluese të Komitetit.

Ata do të quhen “anëtarë kandidatë të zgjerimit“ dhe do të marrin pjesë në përgatitjet e opinioneve dhe qëndrimeve të këtij komiteti si dhe në seancat plenare, të cilat në fokus do ta kenë procesin e zgjerimit.

Presidenti i këtij Komiteti Oliver Ropke, ka thënë se kjo nismë ka hasur në reagime pozitive edhe nga Komisioni Evropian, Parlamenti Evropian, Shërbimi i Veprimit të Jashtëm të BE-së dhe institucione tjera relevante të BE-së.

“Vendet kandidate kanë nevojë për më shumë sesa vetëm fjalë të thata. Ato kanë nevojë për veprime konkrete. Sot EESC merr vendim konkret, duke u dëshmuar atyre se ne jemi partner i besueshëm, i cili mund t’i përmbushë premtimet. Është vërtet një moment historik“, ka thënë Ropke duke shprehur bindjen se që nga fillimi i vitit 2024 anëtarët nga vendet e zgjerimit do të nisin punën me kolegët e tyre në këtë Komitet.

Pjesëtarët nga vendet e zgjerimit, që do të marrin pjesë në punën e Komitetit ekonomik dhe social të BE-së, do të selektohen deri në fund të këtij viti, dhe ata do të jenë nga organizatat e shoqërisë civile.

Nga ky Komitet është thënë se gjatë selektimit do të merren parasysh përvoja dhe pavarësia e tyre dhe do të sigurohet respektimi i barazisë gjinore. Po ashtu, do të kërkohet që të ketë sa më shumë përfaqësues edhe nga organizatat e të rinjve.

Një prej punëve të para, ku planifikohet të përfshihen përfaqësuesit nga vendet e zgjerimit, do të jetë përgatitja e opinionit të EESC për gjendjen e demokracisë dhe rolit të shoqërisë civile në këtë vende, dialogun social dhe prioritetet me të cilat përballen vendet kandidate në fushat e rëndësishme për avancim drejt BE-së.

Sipas një kalendari që ka përgatitur EESC, deri në dhjetor do të përmbyllet procesit i selektimit të përfaqësuesve nga vendet e zgjerimit, në janar do të zhvillohet takimi inaugurues, në mars ose prill do të themelohen grupet e para punuese ndërsa në qershor të vitit të ardhshëm do të zhvillohet seanca plenare e EESC-së me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga vendet e zgjerimit.

Ky Komitet, një lloj sikurse Komiteti i rajoneve, është institucion i BE-së që ka rol këshillues. Në këtë Komitet marrin pjesë përfaqësuesit e shoqërisë civile, sindikatave, organizatave të biznesit, odave ekomomike, akademikë dhe të tjerë nga të gjitha vendet anëtare.

Opinionet e tyre pastaj merren parasysh nga institucionet vendimmarrëse të BE-së, si Komisioni Evropian, Parlamenti dhe Këshilli.

Institucionet tjera të BE-së, po ashtu, kanë bashkëpunim të ngushtë me vendet e procesit të zgjerimit.

Por ky bashkëpunim është më shumë politik dhe këshillues sesa formal.

Këshilli i BE-së shpesh mbledh, në nivele ministrore, përfaqësuesit e vendeve anëtare dhe vendeve kandidate në takime që kanë tema të interesit të përbashkët si politika e jashtme dhe siguria, punët e brendshme me fokus në çështjet e migracionit, lufta kundër krimit të organizuar, kundër radikalizmit dhe trafikimeve.

Po ashtu, ka takime të përbashkëta për infrastrukturën rrugore e hekurudhore, për energji dhe disa fusha tjera. Parlamenti Evropian ka takime të përbashkëta me komisionet parlamentare të vendeve kandidate. Në të ardhmen edhe institucionet tjera të BE-së planifikojnë të përfshijnë më shumë, edhe formalisht, partnerët e vendeve të zgjerimit në punën e tyre, siç ka bërë Komiteti Ekonomik dhe Social që thotë se e ka hapur këtë rrugë i pari./REL/

Tags: Dialogu socialIntegrimi ne beVendet kandidate
ShareTweetShare
Previous Post

Kritikat nga shteti helvetik për përzierje në zgjedhje, Kurti lajmërohet nga organizimi i PSD-së zvicerane

Next Post

Inteligjenca britanike: Tre komandantë të njëpasnjëshëm rus, kanë dhënë dorëheqje ose janë vrarë që nga viti 2022

Next Post
Inteligjenca britanike: Tre komandantë të njëpasnjëshëm rus, kanë dhënë dorëheqje ose janë vrarë që nga viti 2022

Inteligjenca britanike: Tre komandantë të njëpasnjëshëm rus, kanë dhënë dorëheqje ose janë vrarë që nga viti 2022

Lajmet e fundit

Incident i pazakontë në QKUK, një burrë mban peng një grua

Gruaja rreth të 40-ve u vetëvra me kabllo elektrike – ishte e veshur me rroba fetare

22/05/2025
Policia i demanton raportimet: S’ka policë të arrestuar në aksionin e sotëm

Policia e Kosovës shpallet kampione në Greqi – Drejtori Hoxha pret në takim ekipin fitues

22/05/2025
Tragjike në QKUK: Gruaja rreth të 40-ve u vetëvra me kabllo elektrike – ishte e veshur me rroba fetare

Tragjike në QKUK: Gruaja rreth të 40-ve u vetëvra me kabllo elektrike – ishte e veshur me rroba fetare

22/05/2025
Detaje: Modric donte të vazhdonte, por Real Madridi vendosi të mos rinovojë kontratën

Detaje: Modric donte të vazhdonte, por Real Madridi vendosi të mos rinovojë kontratën

22/05/2025
Bashkimi Evropian: Formimi i shpejtë i Qeverisë është thelbësor për Kosovën

Cilat prej masave ndëshkuese ka filluar BE-ja t’ia heqë Kosovës?

22/05/2025
Vritet shqiptari në Greqi, telefonon gruan para vdekjes e i tregon emrin e vrasësit

Vritet shqiptari në Greqi, telefonon gruan para vdekjes e i tregon emrin e vrasësit

22/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Incident i pazakontë në QKUK, një burrë mban peng një grua

Gruaja rreth të 40-ve u vetëvra me kabllo elektrike – ishte e veshur me rroba fetare

22/05/2025
Policia i demanton raportimet: S’ka policë të arrestuar në aksionin e sotëm

Policia e Kosovës shpallet kampione në Greqi – Drejtori Hoxha pret në takim ekipin fitues

22/05/2025
Tragjike në QKUK: Gruaja rreth të 40-ve u vetëvra me kabllo elektrike – ishte e veshur me rroba fetare

Tragjike në QKUK: Gruaja rreth të 40-ve u vetëvra me kabllo elektrike – ishte e veshur me rroba fetare

22/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.