GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Institucionet e Kosovës e injorojnë mbledhjen komemorative, Shqipëria e nderon babanë e Hashim Thaçit

18/03/2025
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:4 mins read
Institucionet e Kosovës e injorojnë mbledhjen komemorative, Shqipëria e nderon babanë e Hashim Thaçit
Share on FacebookShare on Twitter

Mijëra qytetarë të Kosovës dhe të trojeve tjera shqiptare sot kanë bërë homazhe pranë arkivolit të Haxhi Thaçin, babait të ish-presidentit Hashim Thati.

Në ceremoninë komemoratve të mbajtur në palestrën “Ilaz Kodra” në Skenderaj, nuk është parë askush prej institucioneve qendrore të Kosovës.

Nderimet e fundit babait të ish-presidentit ia kanë bërë edhe shumë zyrtarë të partive opozitare, por jo edhe pushteti.

Për disa orë sa ka zgjatur ceremonia, asnjë zyrtarë i Presidencës, Qeverisë apo i Kuvendit të Kosovës nuk është parë në sallë.

Ndryshe prej institucioneve të Kosovës, babai i ish-presidentit është nderuar nga institucionet e Shqipërisë.

Një delegacion shqiptar, i prirë nga Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, kanë bërë homazhe pran arkivolit të Haxhi Thaçit. Ata kanë ngushëlluar edhe familjen e ngushtë të ish-presidentit.

Kryekuvendarja e Shqipërisë dhe bashkëshortja e kryeministrit të Shqipërisë kanë mbajtur edhe fjalime emocionuese në këtë mbledhje.

E para ka thënë se përveç Serbisë, nuk i bënë nder fakti që udhëheqësit e UÇK-së janë në Hagë.

“Nuk i bënë nder askujt përveç armiqve të lirisë, fakti që Hashim Thaçi dhe udhëheqësit e UÇK-së janë sot në shtatë penxheret në Hagë. Si viktima të një drejtësie që po bëhet iluzion, e po shkallmon vlerat, parimet e standardet e drejtësisë. I vuri vulën me ndalimin e Hashim Thaçit për t’i dhënë lamtumirën babait të vet. Baca Haxhi në vend të Hashimit kemi ardhur të të përcjellim nga Shqipëria e nga gjithë shqiptaria. Të kam sjell edhe një dorë dheu nga Shqipëria. Lamturmirë atit të atit të pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Elisa Spiropali.

Ajo ka vlerësuar se babi i Thaçit është shembull se si një njeri i thjeshtë mund të bëhet atdhetar i madh.

“I dashur Hashim, padrejtësitë politike e kombëtare, sot iu shtua edhe një padrejtësi morale e njerëzore. Ky burrë është shembull se si një njeri i thjeshtë mund të bëhet atdhetar i madh. Kjo është e mundur kur urtësia, ndjeshmëria, lidhjet e forta me njerëzit, i një burri që duket i zakonshëm, shumëfishohen, ndryshohen, shumëfishojnë sakrificat. Faleminderit burrit e patriotit që na dha Hashim Thaçin, udhëheqësin politik të UÇK-së, lufta e të cilës me mbështetjen e popullit, e të Amerikës, e ka bërë Kosovën shtet të lirë”, është shprehur ajo.

Edhe Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ka mbajtur një fjalim emocionues.

“Erdha këtu për t’i dhënë lamtumirën bacës Haxhi, me respektin e thellë për këtë familje të njësuar me historinë e Kosovës, falë njerit prej djemve të tij, Hashimit. Kjo është një ditë e trishtuar, dhe në këtë ditë jam këtu me ty nana Hyrë, jo në këmbë të Edit, por në radhë të parë sepse e di mirë se çfarëdo të thotë të jesh prind i një politikani, e posaqrisht, nëna e një politikani. E kam përjetuar, pranë nënës së Edit. Jam këtu me të gjithë familjen tuaj, të cilës sot i mungojnë dy burra. E di dhe më mirë se çfarë do të thtoë të jesh bashkëshortja e një politikani, aq më tepër një udhëheqësi, aty ky frynë dhe nuk pushojnë erërat e forta, e përjetoj çdo ditë”, ka thënë Rama.

Fjalim rasti në këtë mbledhje ka mbajtur edhe kryetari i PDK-së, Memi Krasniqi.

“Haxhi Thaçi nuk rrit vetëm një djalë, ai formësoi një udhëheqës, një çlirimtar, një njeri që do të qëndronte në ball të luftës për lirinë e Kosovës”, ka thënë Krasniqi.

Në fjalën e tij, ai ka kujtuar edhe një bisedë të Haxhi Thaçit me djalin e tij.

“Në një bisedë me birin e tij, Hashim Thaçin, pas një aksioni të vitit 1992, Haxhi Thaci i tha fjalë që sot qëndrojnë si një parim udhëzues për të gjithë ata që e kuptojnë peshën e përgjegjësisë dhe çmimin e lirisë. Me një mençuri të gdhendur nga përvoja e tradita ai i kishte thënë të birit: birim im, e di që je futur thellë në punë të rënda, por ki kujdes për veten, por më shumë për shokët e tu. Për Serbinë mos u mërzit, veç mos u koritë. Këto nuk janë thjesht fjalë të një babi, por jehona të një brezi të baballarëve shqiptar, të cilet e dini që jeta nuk jetohet për vete, po për një qëllim më ta lartë”, ka thënë ai.

Kurse në emër të familjes, të pranishmit i ka falënderuar djali i Hashim Thaçit, Endriti.

“Faleminderit nga zemra për ngushëllimet për fjalët prekëse. Në emër të familjes Thaçi, në emër të babit iu falënderoj për mbështetjen. U jemi mirënjohës të gjithëve. Gjyshi asnjëherë nuk është dorëzuar përballë sëmundjeve. Shpresa për ta takuar babin ishte më e madhe se dhimbjet e sëmundjeve. Besimi ishte më i madh se aktakuza e padrejtë. Në muajt e fundit çdo orë priste t’ia hapte derën e spitalit, nuk u dorëzua dhe u rikthye në jetë disa ditë. Tri orë atë ditë, iu bënë një jetë. Që të dy e kërkonin lirinë, çlirimin. Vdekjen e shpejtë të gjyshit e pashë në fytyrën e babait kur doli nga spitali. Ai iu mbijetoi të gjitha vuajtjeve, por këto 4 vite nuk i mbijetoi dhimbjes nga padrejtësia. Sëmundje e pashërueshme për njerëz të fortë. Me vdekë pa u koritë, siç thoshte ai. Gjysh, as sot nuk jemi korit. Babin nuk e lejuan të jap lamtumirën e fundit, nuk e lejuan t’ia gjuajë një gusht të dheut të Drenicës, por në vend të babit sot ka ardhur Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Lugina”, ka thënë Endrit Thaçi.

Tags: Haxhi Thaçiinstitucionevarrimi
ShareTweetShare
Previous Post

Gruaja e Edi Ramës në Skenderaj: Në këtë ditë të trishtuar, jam këtu me ty nëna Hyrë

Next Post

Aksident në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë, veturat bien në hendek (Pamje)

Next Post
Aksident në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë, veturat bien në hendek (Pamje)

Aksident në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë, veturat bien në hendek (Pamje)

Lajmet e fundit

Drenasi mbetet pa ujë!

Drenasi mbetet pa ujë!

14/05/2025
Vizita e Costa’s në Kosovë – Policia njofton se do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit në disa rrugë

Vizita e Costa’s në Kosovë – Policia njofton se do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit në disa rrugë

14/05/2025
Ftesat janë dërguar për liderë të “subjekteve parlamentare”, takimet në Presidencë nesër nga ora 13:00 e 15:00

Ftesat janë dërguar për liderë të “subjekteve parlamentare”, takimet në Presidencë nesër nga ora 13:00 e 15:00

14/05/2025
Osmani takon shefin e Zyrës së BE-së, e informon për takimin e thirrur me partitë politike

Osmani takon shefin e Zyrës së BE-së, e informon për takimin e thirrur me partitë politike

14/05/2025
Gjykata refuzon padinë ndaj ZRRE’së kundër shtrenjtimit të rrymës

Gjykata refuzon padinë ndaj ZRRE’së kundër shtrenjtimit të rrymës

14/05/2025
“Shndrit, shndrit, shndrit”: Kurti kërkon të votohet në Eurovision, qytetarët i thonë “bëji ti votat për qeveri”

“Shndrit, shndrit, shndrit”: Kurti kërkon të votohet në Eurovision, qytetarët i thonë “bëji ti votat për qeveri”

14/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Drenasi mbetet pa ujë!

Drenasi mbetet pa ujë!

14/05/2025
Vizita e Costa’s në Kosovë – Policia njofton se do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit në disa rrugë

Vizita e Costa’s në Kosovë – Policia njofton se do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit në disa rrugë

14/05/2025
Ftesat janë dërguar për liderë të “subjekteve parlamentare”, takimet në Presidencë nesër nga ora 13:00 e 15:00

Ftesat janë dërguar për liderë të “subjekteve parlamentare”, takimet në Presidencë nesër nga ora 13:00 e 15:00

14/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.