Inspektorati i trashëgimisë kulturore ka ndaluar punimet që nisën të hënën në sheshin “Xhorxh Bush” të kryeqytetit.
Sot pllakatës së projektit i është vendosur njoftimi për ndalim të punimeve.
Të hënën në nisjen e punimeve doli edhe kryetari Përparim Rama.
Punimet për ndërtimin e këtij sheshi në Prishtinë parashiheshin të zgjasin një vit dhe do të përfshijnë hapësirën prej katedrales “Nëna Terezë” deri te sheshi “Zahir Pajaziti”.
Konsorciumi fitues i kontratës përbëhet nga kompani shqiptare dhe kosovare.
Tenderin 18 milionë eurosh për këtë projekt e kanë fituar kompanitë Salillari, Gjini Construction dhe Hidroterm.
Sipas të dhënave në dosjen e tenderit, afati për përfundim të punimeve për këtë projekt është minimum 360 ditë apo maksimum deri në 540 ditë.
Pas ndalimit të punimeve, tash komuna e Prishtinës duhet të çojë projektin në Institutin e Kosovës për Mbrojtje të Monumenteve dhe të marrë miratim për projekt.