Serbët kanë nisur të mbliedhen edhe njëherë në Leposaviq dhe Zveçan për herë të katërt këtë javë, mes tensioneve në rritje në veri të vendit, pasi Policia të premtën e javës së kaluar i ndihmoi kryetarët e rinj shqiptarë të futeshin nëpër komuna. Serbët kanë nisur të mblidhen edhe në Zubin Potok.
Protestuesit serbë në Leposaviq kanë nisur të grumbullohen që herët, raporton nga atje gazetarja e T7, Nesa Kryeziu.
Këtë mëngjes atje bie në sy një prezencë më e madhe e grave.
Serbët kanë nisur të mblidhen edhe në Zveçan, nga ku gazetari Unitet Berisha raporton se po marrin pjesë edhe krerët e Listës Serbe, Goran Rakiq dhe Igor Simiq.
Situata për momentin është e qetë në të tri qytetet veriore.