Infektologu, Hamdi Ramadani në një intervistë, ka thënë se lija e majmunëve pritet të përhapet edhe në Kosovë ditëve apo javëve në vazhdim.
Ramdani tha se s’ka vaksinë për këtë sëmundje, por personat që preken nga kjo sëmundje mund të shërohet për 10 deri në 14 ditë.
Sipas tij, Kosova mund të regjistrojë shumë shpejt ndonjë rast të ri të kësaj sëmundje.
“Mundësi e rrezikut të paraqitjes së sëmundjes lija e majmunëve në Kosovë është e hapur sepse edhe në France, Belgjikë, Itali, Britani kanë raportuar paraqitjen e sëmundjes lija e majmunëve. Por, ne nuk duhet të paraqesim panik në popullatë dhe frikë, por mundësia e paraqitjes është e mundshme ditëve ose javëve në vijim edhe në vendin tonë”, tha ai.
Ramadani tutej ka deklaruar se lija e majmunëve është më e lehtë sesa Covid-19 dhe shërohet nga 10-14 ditë.
“Edhe vendi ynë mund të regjistrojë ndonjë rast të sëmundjes së lisë së majmunëve. Tani për tani nuk ndonjë vaksinë efektive për këtë sëmundje. OBSH nuk kanë paraqitur paramentra për një vaksinë. Sëmundja është më e lehtë sesa Covid 19 dhe mund të shërohet nga 10 deri 14 ditë dhe mundësia e ndërlikimeve është shumë më e vogël, sesa sëmundjet e mëparshme dhe a do të ketë hapa më të kufizuar së lëvizjes së qytetarëve e kanë autoritet fuqinë që të menaxhojnë sëmundjen e lisë së majmunëve”, tha ai.