Sot, më 23 janar 2025, u mbajt ceremonia solemne e inaugurimit të nënstacionit të ri Ferizaj 3, me kapacitet 110/35/10 kV, një arritje madhore në përmirësimin e infrastrukturës energjetike të Kosovës.
Me këtë rast ministrja e Ekonomisë, znj. Artane Rizvanolli, u shpreh: “Ndërtimi i nënstacionit Ferizaj 3 është një hap i rëndësishëm përpara në përmbushjen e angazhimit tonë për të siguruar një furnizim të qëndrueshëm dhe të sigurt me energji elektrike.
Ky projekt reflekton vizionin tonë për të fuqizuar zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve të Kosovës. Ky është një investim strategjik që do të ketë ndikim të madh për shumë vite në të ardhmen.
“Kryesuesi i bordit të drejtorëve të KOSTT-it, Gëzim Tosuni theksoi “Sot, ne shohim frytet e punës së palodhshme dhe vizionit tonë për të përmbushur kërkesat në rritje për energji elektrike në Kosovë. nënstacioni Ferizaj 3 do të jetë një shtyllë kyç për stabilitetin dhe sigurinë energjetike, duke sjell përfitime të mëdha për mijëra qytetarë dhe biznese.”Kryeshefi ekzekutiv i KOSTT-it, Evetar Zeqiri në fjalën tij theksoi: “Inaugurimi i nënstacionit Ferizaj 3 është një dëshmi e përkushtimit tonë të vazhdueshëm për të ndërtuar një rrjet të qëndrueshëm, modern dhe efikas në transmisionin e energjisë elektrike.
Ky projekt jo vetëm që garanton furnizim më të mirë dhe të qëndrueshëm për qytetarët dhe bizneset, por përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit të qëndrueshëm lokal.
Shpreh mirënjohjen time të thellë për të gjithë ata që kontribuan me përkushtim dhe profesionalizëm në realizimin e këtij projekti jetik’’Përfitimet kryesore të projektit:-Furnizim i qëndrueshëm dhe cilësor për mbi 12,000 konsumatorë.-Zgjidhje e problemeve me mbingarkimin dhe reduktimin e humbjeve teknike në rrjet.-Shkarkim i ngarkesave në NS Bibaj, duke përmirësuar ndjeshëm cilësinë e shërbimeve në komunat të Ferizajt, Kaçanikut, Shtërpcës dhe Brezovicës.-Ulje e energjisë së padërguar deri në 780 MWh/vit dhe reduktim i emetimeve të CO2 me 4.95 kiloton/vit.Ky projekt i rëndësishëm, i realizuar me vlerë totale prej 6.8 milionë euro, përfshin ndërtimin e një nënstacioni të avancuar të tipit GIS dhe një linjë ajrore dhe kabllore të dyfishtë 110 kV me gjatësi prej 3.31 km.
Ky investim reflekton përkushtimin tonë për të forcuar stabilitetin energjetik dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës për qytetarët tanë.