Jetlir Zyberaj, ish-shefi i stafit të ish-presidentit Behgjet Pacolli, ka reaguar në lidhje me ftesat për inagurimin e presidentit Donald Trump.
Zyberaj, përmes një postimi në facebook u shprehë se disa njerëz pretenduan se kishin marrë ftesa zyrtare, ndërkohë që as nuk i kishin parë me sy.
Ndërsa theksoi se kur u vendos që inaugurimi të bartet brenda për shkak të motit të ligë, mashtrimi doli në shesh sepse u bë e qartë kush ishte vërtet i ftuar dhe kush kishte blerë biletë për të krijuar përshtypjen se ishte pjesë e ngjarjes.
“Sa shumë mashtrime për ftesa të inaugurimit të Presidentit Trump!

Disa njerëz në Kosovë (zyrtarë të lartë shtetërorë madje) pretenduan se kishin marrë ftesa zyrtare, ndërkohë që as nuk i kishin parë me sy, ose thjesht kishin blerë bileta për të qenë aty si tifozë.
Por kur u vendos që inaugurimi të bartet brenda për shkak të motit të ligë, mashtrimi doli në shesh—sepse u bë e qartë kush ishte vërtet i ftuar dhe kush kishte blerë biletë për të krijuar përshtypjen se ishte pjesë e ngjarjes.
Ky mentalitet i gënjeshtrës për fasadë po bëhet një problem serioz. Pse duhet të shpikin status që nuk kanë? Për të impresionuar kë?”, ka shkruar Zyberaj.