Kryeministri i Kosovës ka folur në Rubikon edhe për rritjen e importit nga Serbia në kohën e qeverisjes së tij.
Ai ka përmendur vendosjen e reciprocitetit me Serbinë, ndërsa ka thënë se është për të ardhur keq që është rritur importi nga Serbia.
“Është për të ardhur keq, por jemi fokusuar strategjikisht në këtë marrëveshjen e madhe që po dëshirojmë ta bëjmë me Serbinë për njohje reciproke”, tha Kurti.
Ai është shprehur se nuk ka reciprocitet të plotë me Serbinë dhe kjo po mendohet sipas tij të bëhet pas marrëveshjes finale.
“Ashtu është, ne ende nuk e kemi raportin reciprok me Serbinë, po mendojmë që këtë ta bëjmë në raport të plotë. Kemi përgatitur të dhënat me ATK-në për këtë, por nga viti i kaluar ne kemi hyrë në një fazë të re ku po bëjmë kornizë të marrëveshjes, fillimisht në Bruksel, e pastaj me iniciativën franko-gjermane për marrëveshje totale, jemi të përqendruar në marrëveshje totale, ku duhet të përfshihet edhe reciprociteti”, tha Kurti.