GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

“Imazhet e tij, tronditën botën” – Fotoreporteri amerikan kujton luftën e dhimbshme në Kosovë

07/03/2025
në Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
“Imazhet e tij, tronditën botën” – Fotoreporteri amerikan kujton luftën e dhimbshme në Kosovë
Share on FacebookShare on Twitter

Imazhet e tij për luftën në Kosovë tronditën botën.

Fotoreporteri i njohur amerikan, Alan Chin, me aparat në dorë dokumentoi për krimet e tmerrshme që forcat serbe kryen ndaj popullatës civile shqiptare përgjatë viteve 1998-1999.

Chin thotë se edhe pas 26 vitesh kujtimet për luftën në Kosovë i ka shumë të freskëta.

Duke reflektuar mbi punën e tij ai ka ndarë disa prej momenteve më të tmerrshme që i mbuloi gjatë luftës.

“Si gazetar të huaj kemi pasur më shumë mundësi që të lëviznim brenda Kosovës gjatë kohës së luftës, mundësi të tilla nuk kishin gazetarët lokal. Ishte periudhë e vështirë gjatë viteve 1998-1999 kur pati ofensivë të madhe nga trupat ushtarake serbe ndaj popullatës civile shqiptare. Janë disa momente që nuk harrohen kurrë. E mbaj mend kur një ushtar i ri  i UÇK-së u vra dhe familja e tij e përjetoi shumë rëndë. Ishte edhe një moment tjetër prekës kur një 11 vjeçar u vra sa ishte duke prerë dru me të atin e tij. Ishte vetëm një djalë i vogël që u vra pa ndonjë arsye nga një snajperist serb. Të gjitha këto i kam dokumentuar përmes fotografive” , tregoi fotoreporteri.

Fotoreporteri amerikan kujton edhe një moment kur e ka fotografuar nga afër kriminelin serb Zheljko Razhnatoviq i njohur me nofkën “Arkani”.

Ai tregon se Arkanit nuk i ka pëlqyer prezenca e gazetarëve të huaj.

“Zheljko Raznatoviq (Arkani) ishte i njohur më herët  për veprimtaritë e tij kriminale në Bosnje, Kroaci dhe në Serbi. Gjatë asaj periudhe ai kishte një klub futbolli FK Obiliqi dhe erdhi për një vizitë në Prishtinë për të parë ndeshjen. Ne e morëm vesh që ai ishte ne qytet dhe shkuam ta shohim. Kur e pamë atë në stadium ishte i rrethuar me 50 burra të tjerë që i kishin fshehur armët. Ai sillej normal, buzëqeshte, fliste me njerëzit dhe luante me fëmijët. Ne ishim tre ose katër fotograf të huaj që i bëmë disa foto atij. Por, ai u kthye nga ne dhe na tha se ju nuk jeni fotograf sportiv. Arkanit nuk i pëlqeu prezenca jonë dhe na bëri me dije që të largoheshim sa më shpejtë nga aty”, deklaroi Chin.

Fotoreporteri i New York Times, thotë se dokumentimi i krimeve të luftës nga gazetarët ndërkombëtar tërhoqi vëmendjen e shteteve perëndimore për të ndërhyrë në Kosovë.

“Unë mendoj se ne u përpoqëm t’i bënim detyrat tona dhe u përpoqëm t’i dokumentonim krimet që po ndodhnin në Kosovë. Ne gazetarët e huaj thjesht kemi prezantuar faktet nga terreni pa mbajtur anë në luftë. Mendoj se puna jonë pati ndikim tek komuniteti ndërkombëtar dhe tek njerëzit e fuqishëm që të ndërhyjnë në Kosovë duke mos lejuar kështu të përsëritet ajo që ndodhi në Bosnje”, shprehet fotoreporteri.

Gazeta prestigjioze New York Times e nominoi dy herë fotoreporterin Chin për çmimin Pulitzer për mbulimin e konfliktit të Kosovës.

Tags: Alan ChinFotoreporteri
ShareTweetShare
Previous Post

Takohen Krasniqi e Limaj – temë diskutimi qeveria e opozitës?

Next Post

Rohde kritikon Serbinë: Shkeli marrëveshjen e Ohrit me veprimet në KiE – Përkrahim Kosovën

Next Post
Rohde kritikon Serbinë: Shkeli marrëveshjen e Ohrit me veprimet në KiE – Përkrahim Kosovën

Rohde kritikon Serbinë: Shkeli marrëveshjen e Ohrit me veprimet në KiE – Përkrahim Kosovën

Lajmet e fundit

Hasani: Kurti u zotua se do ta vizitonte në Hagë, Thaçi pranoi vizitën e tij, por ai nuk shkoi

09/05/2025
QKUK-ja jep detaje rreth gjendjes së 10-vjeçares në Prizren të cilën dyshohet se e theri me thikë babai i saj

Therje me thikë në sheshin “Zahir Pajaziti” – 15-vjeçari përfundon në QKUK me plagë në shpinë

09/05/2025

Meksika padit “Google” pasi ia ndryshoi emrin ‘Gjirit të Amerikës’

09/05/2025
Vdes gruaja pasi bie nga një objekt në Fushë Kosovë

Therrje me thikë tek sheshi ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë

09/05/2025
Miftaraj: Vrasjet në familje po ndodhin çdo ditë, ndërsa koordinatorja kundër dhunës hesht – ky shtet është pa Zot shtëpie

Miftaraj: Vrasjet në familje po ndodhin çdo ditë, ndërsa koordinatorja kundër dhunës hesht – ky shtet është pa Zot shtëpie

09/05/2025
Bajrami: Do të lëvizim çdo gur për të shfuqizuar vendimin për çmimin e rrymës

Bajrami: Do të lëvizim çdo gur për të shfuqizuar vendimin për çmimin e rrymës

09/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji

Hasani: Kurti u zotua se do ta vizitonte në Hagë, Thaçi pranoi vizitën e tij, por ai nuk shkoi

09/05/2025
QKUK-ja jep detaje rreth gjendjes së 10-vjeçares në Prizren të cilën dyshohet se e theri me thikë babai i saj

Therje me thikë në sheshin “Zahir Pajaziti” – 15-vjeçari përfundon në QKUK me plagë në shpinë

09/05/2025

Meksika padit “Google” pasi ia ndryshoi emrin ‘Gjirit të Amerikës’

09/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.