Ka disa ditë që në rrjetet sociale po qarkullon lajmi se këngëtari i mirënjohur shqiptar Ilir Shaqiri, do të publikoj këngë dedikuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Mirëpo, kjo rezulton të jetë gënjeshtër.
Indeksonline ka kontaktuar me këngëtarin Ilir Shaqiri, i cili u shpreh se ky lajm që është duke qarkulluar është i rremë.
“Këto janë gënjeshtra njerëzish të papërgjegjshëm për fjalën publike. Ky lajm është i rremë. Ai që ka shpërndarë këtë shpifje është Frasher Oseku, i cili ka kohë që ka shfaqur urrejtje publike ndaj meje”, tha ai.