Në prag të ndeshjes kualifikuese në Ligën e Kampionëve mes Ballkanit dhe Ludogorets, është mbajtur konferencë për media të hënën në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë.
Trajeri i Ballkanit Ilir Daja në start ka thënë që ju duhet mbështetja e tifozëve dhe se me ta do të jenë 12 lojtarë, ndërsa kërkon nga futbollistët të japin gjithçka në fushë.
Futbollisti Armend Thaqi ka deklaruar se ndeshjet e Ligës së Kampionëve janë ato që vlejnë sa krejt sezoni.