Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës i ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër gripit sezonal, pasi siç thonë javët e fundit është shënuar rritje e rasteve të raportuara për këtë sezon të gripit.
“Gripi sezonal është sëmundje akute infektive e cila te jë numër i konsideruar i rasteve shkakton komplikime serioze shëndetësore, veçanërisht te fëmijët, të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike, ndërsa vaksina kundër gripit është mënyra më e mirë për të reduktuar rrezikun e infektimit dhe përhapjen e virusit”, thuhet mes tjerash në thirrjen e IKSHPK-së.