Banorët e fshatit Prapaqan dhe Pobërgjë të Komunës së Deçanit, shërbimet mjekësore do të duhej t’i merrnin në dy Ambulancat e Mjekësisë Familjare në zonat ku edhe banojnë, mirëpo ka më shumë se dy vjet që në këto institucione krejt çka qytetarët mund të marrin janë injeksionet.
Kjo pasi në këto dy objekte nuk punon asnjë mjek, tash e dy vjet.
Pasi Kiks Kosova u interesua, Komuna Deçanit u zotua se brenda pak ditësh do të dërgonte mjekë.
Por më 1 nëntor, disa ditë pas interesimit të emisionit, aty shkoi vetëm ekipi i Kiks Kosovës, e mjekët nuk u panë askund.
Qëndrimin e ndërroi edhe drejtori i QKMF-së në Deçan, Selmon Berisha, i cili tash deklaronte se fshati Pobërgjë nuk i plotëson kushtet që të ketë mjek sepse është vetëm një dhomë e vetme në objektin e AMF-së.
Pjesa tjetër e këtij objekti tash e disa kohë i është dhënë në shfrytëzim Komunës, konkretisht është vendosur zyra për nxjerrjen e dokumenteve civile.
Ani pse në fshatin tjetër, në Prapaqan, ka hapësirë të mjaftueshme dhe objekti është i rinovuar së voni dhe gjendet edhe zyra e mjekut, ai mungon