Igor Simiq nga kjo parti deklaroi për Klankosova.tv se ndoshta është dëshirë e bashkëpunëtorëve të Kurtit që LS ta votojë Qeverinë, por sipas tij një gjë e tillë është e pavërtetë.
Ai tha se për qëndrimin e Listës Serbe, VV është në dijeni, por rrenat që kanë dalë u shërbejnë lojërave të tyre të brendshme, transmeton Gazeta Papirus.
“Duke marrë parasysh deklaratat që vijnë nga bashkëpunëtorët më të afërt të Kurtit, dëshirojmë të theksojmë publikisht se supozimi i supozuar i mbështetjes nga deputetët e Listës Serbe është gënjeshtër e pastër. Ndoshta është një dëshirë e tyre, një insinuatë apo diçka tjetër, por ne e ritheksojmë qartë dhe publikisht se është e pavërtetë.
Ne jemi absolutisht të sigurt që përfaqësuesit e Vetëvendosjes janë të vetëdijshëm për këtë, por gënjeshtrat që ata përhapin u shërbejnë qartë lojërave të tyre të brendshme, prandaj ne i refuzojmë publikisht.”