Një person është privuar nga jeta sot në një lokal në rrugën “Gjin Gazulli” në Pejë. Bëhet fjalë për viktimën mbi 40-vjeç i gjinisë mashkullore.
Rastin e ka konfirmuar policia, ndërsa në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i krimeve të rënda dhe ekipi i Mjekësisë Ligjore.
Po ashtu, tani është identifikuar edhe i dyshuari për vrasjen e viktimës, i cili është në kërkim nga Policia.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Po është identifikuar i dyshuari për vrasjen në Pejë, është në kërkim të Policisë. I dyshuari është më i vjetër në moshë sesa viktima”, tha Gashi.
Nderkaq personi i vrave është Gëzim Kastrati, ku si pasoje e të shtënave me arme zjarri. nga tashmë i dyshuari Xhevdet Jonuzi.