Njohësi i proceseve politike në vend, Ilir Ibrahimi, ka folur për një zgjidhjen mes Kosovës dhe Serbisë, ndërsa ka theksuar se shkëmbimi i territoreve është zgjidhja me e mirë
Duke folur për zhvillimet e fundit në botë me theks të veçantë në Ukrainë, Ibrahimi ka theksuar rëndësinë e një një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë.
Ai tutje ka thënë se Asociacioni nuk e largon Serbin nga Kosova, prandaj sipas tij shkëmbimi i territoreve është zgjidhja më e mirë
“Asociacioni nuk e bën këtë, prandaj shkëmbimi i territoreve është zgjidhja më e mirë. Klasa politike kosovare aktuale duhet ta gjej guximin, sikur e kishte gjetur klasa politike në vitin 2018, dhe ta vendos këtë opsion në tavolinë”, ka shkruar Ibrahimi.
Postimi i plotë
Zhvillimet e fundit në botë e tregojnë edhe më shkoqur rëndësinë e arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë.
Ajo marrëveshje duhet të heq një herë e përgjithmonë Serbinë nga Kosova.
Asociacioni nuk e bën këtë, prandaj shkëmbimi i territoreve është zgjidhja më e mirë.
Klasa politike kosovare aktuale duhet ta gjej guximin, sikur e kishte gjetur klasa politike në vitin 2018, dhe ta vendos këtë opsion në tavolinë.