Një person nga Prizreni është arrestuar, pasi i njëjti të dielën mbrëma, i ka vënë flakën njërës dhomë të shtëpisë së tij.
Sipas policisë, i dyshuari është me probleme psikike.
“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar (me probleme psikike) i ka vënë flakën një dhome në shtëpinë e tij. Njësitë relevante dhe zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin”, ka njoftuar policia.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.