Djali i dy miliarderëve kanadezë ka ofruar dhe 25 milionë dollarë të tjerë shpërblim për informacion mbi vrasësin e prindërve të tij. Barry Sherman, 75 vjeç dhe Honey Sherman, 70, u gjetën të mbytur në shtëpinë e tyre në Toronto gati pesë vjet më parë dhe vrasjet e tyre mbeten ende të pazbardhura.
Familja Sherman më parë ofroi 10 milionë dollarë për të ndihmuar në arrestimin dhe dënimin e vrasësit të çiftit. Shpërblimi total për këdo që ka informacion tani shkon në 35 milionë dollarë. Ndërsa kanë kaluar vite nga ngjarja, policia nuk ka qenë në gjendje të identifikojë ende një të dyshuar.