Policia ka njoftuar se një burrë ndodhet në kërkim policor pasi dyshohet se ia ka marrë një gruaje katër pistoleta dhe katër kuti me municione, që i kishte me leje dhe e ka kanosur.
“KANOSJE /SHPËRDORIM I PASURISË SË HUAJ- Rr. Shaban Grosha, Pejë / 13.04.2025 – 20:17. Lidhur me rastin e lartcekur i dyshuari mashkull kosovar ndodhet në kërkim policor pasi i njëjti dyshohet se ankueses femër kosovare ia kishte marrë katër pistoleta dhe katër kuti municione të cilat ankuesja i kishte me leje po ashtu të njëjtën e kishte kanosur. Rasti në procedurë hetimore.”, transmeton Gazeta Papirus.