Vizita e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, është përcjellur me vëmendje të madhe në opinionin publik.
Për disa orë, Thaçi pati mundësi ta vizitojë babanë e tij në gjendje të rëndë shëndetësore, i cili po trajtohet në klinikën Interne në QKUK.
Nacionale ka mësuar detaje se çka ka ndodhur brenda klinikës përderisa Thaçi po qëndronte aty.
Informacioni i parë është se Thaçi ka pasur mundësi të takohet me babanë e tij, nënën dhe bashkëshorten.
Pra, Gjykata Speciale e ka lejuar të ketë kontakt vetëm me këta tre persona. Kjo bazuar në vendimin e Gjykatës.
Informacioni i dytë është se familja i kishte sjellur Thaçit disa lloje të ushqimeve tradicionale.
Të njëjtat, për shkak të masave të rrepta të sigurisë, ushqimi fillimisht ishte kontrolluar nga sigurimi i Gjykatës Speciale.
Thaçi gjatë gjithë kohës është përshëndetur nga pacientët, familjarët e tyre dhe mjektë.
Kurse, Thaçi përshëndeste me dorë në zemër, ose gishtin e tij të famshëm.
Kjo vizitë vjen pasi pak javë më parë, Thaçit iu refuzua një vizitë në Kosovë.
Jashtë spitalit, qindra persona kishin ardhur për ta përshëndetur.
Gjatë gjithë kohës kishte thirrje “UÇK, UÇK”.