Policia e Kosovës po e heton një rast të pazakontë në Prizren. Atje raportohet se disa persona kishin ndezur një zjarr në varrezat e Prizrenit, dhe si pasojë i kishin dëmtuar pllakën e drurit në varrin e bashkëshortes të një qytetari.
Ky i fundit kishte vërejtur zjarrin këtë dhe kishte lajmëruar Policinë, e cila sipas raportit 24 orësh është duke e hetuar rastin.
“Rr. Shefqet Berisha, Prizren NN-NN. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se persona të panjohur kanë ndezur zjarrin afër varrit të bashkëshortes së tij dhe si pasojë i është dëmtuar –djegur pllaka e drurit me mbishkrimin e varrit. Rasti në procedurë hetimore” njofton Policia.