Familja e Sali Jakut, ka kontribut të jashtëzakonshëm në luftën e UÇK-së. Ata kanë ushqyer e strehuar luftëtarët e heronjtë e luftës së UÇK-së. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Fehmi e Xhevë Lladrovci e shumë të tjerë kanë gjetur konak në këtë shtëpi me zemër të madhe, në Nikoliç të Kukësit.
Djali i Sali Jakut ka kujtuar me lotë në sy momentet e luftës.
“Të akuzohen krerët e luftës çlirimtare është absurd, ndjehem shumë i emocionuar që të akuzohen njerëzit e tillë, ku kanë kontribu me gjakë, me djersë, dhe unë e kam rastin e freskët, në mars të 1997 ose 19998, kur ka ardhë në shtëpi, ka ardhë Hashimi dhe ka ardhur vetëm në qorape, kur kanë ardhur në këmbë nga nënstacioni i Vlahën deri këtu në ora 12:00 të natës, kurse unë nuk kisha mujtë me ardhë natën zbathur, por ata kanë ardhur në atë mënyrë, dhe ata kanë kontributet e veta, mund t’i akuzojnë kushdo, por është një Zot i madh që kanë luftu për të drejtën, për gjakun, për vlerat e Kosovës dhe shqiptarisë”.
Poashtu, edhe vajza e Sali Jakut ka treguar disa momente të paharrueshme për liderët e luftës. Nën emocione dhe lotë në sy ajo tregoi se “Nëna Sabri ju tha çka t’ju gatuajmë pasi po dilni, tha unë du oriz me tamël, kështu i thonë kosovarët e ne ju themi sutjaqë, nëna ju tha sa diferencë kohe ke, thojnë gjysëm ore, njëra vlo qumështin e tjetra zi orizin shpejt e shpejt, kur kemi dal atyre ju kish ardhur keq me na thirrë se gjoja nuk ishte bërë gati, dhe në momentin që dalim i gjejmë makinat e mbushura me plotë luftëtarë, dhe vrapojë me vrap njëra me sahanin e madh e tjetra me sahanin tjetër, edhe unë ju thash hani ju lutem, më tha o ne jemi vonë jemi për ngutë, ju thash hani ju lutem se nënës Sabri nuk e ze gjumi nëse ju nuk e boshatisni sahanat. Ata qeshën dhe i boshatisën…“