Bujar Gashi nga Skënderaj në moshën 3-vjeçare ishte refugjat dhe jeta e tij kishte qenë në rrezik.
Ai sot është gjallë dhe jeton i lirë. Një fotografi nga koha kur ai ishte refugjat është publikuar nga koleksionuesi i fakteve të luftës, Esat Shala.
Shala tha se kjo fotografi nuk është zbuluar deri më sot.
Ndërkaq, fotografia më poshtë tregon se si duket djali në fjalë sot.