Qytetarit serb nga komuna e Zubin Potokut i është djegur vetura dje pas mesnate, pasi që i rikthehu targat e veturës në RKS.
Policia e Kosovës ka njoftuar se vetura ishte e tipit Hyndai, ndërsa ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 03:34.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore, në hetimin dhe zbardhjen sa më parë të këtij rasti dhe të rasteve të tjera të zjarrvënieve, të ndodhura dhe të orientuara ndaj pronave private, kryesisht ndaj veturave të regjistruara me targa lokale RKS”, thuhet në njoftimin e PK’së.
Po ashtu, Policia ka ftuar të gjithë qytetarët pa dallime që të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës, e cila njofton do të kujdeset në vazhdimësi në ofrimin e sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve pa dallime, në ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, zbulimin e akteve të tilla kriminale dhe sjelljen para organeve të drejtësisë së kryerësve të këtyre veprave kriminale.