Makina e tij u prish. Ai ishte nga Nishi, nuk ndodhej në shtetin e tij dhe si ditë e diel që ishte në pushim ishin mjeshtrit e makinave. I ndodhur në pozitë të tillë të vështirë, ai u befasua me ndihmën që iu ofrua. Të paktën nëntë kalimtarë, qytetarë shqiptarë i ofruan ndihmë. Për këtë ai shkroi në llogarinë e tij në Facebook.
Qytetari serb tregoi se një prej tyre telefonoi një mekanik që ndodhej në fshatin e afërt,e i cili për një periudhë të shkurtër i rregulloi makinën.
E gjithë kjo atij i kushtoi 10 euro.
I kënaqur që gjeti zgjidhje, serbi uron që në këtë mënyrë në vendin e tij, t’i ofrohej ndihmë dikujt që do të ishte në pozitën që vetë ai ishte të dielën që kaloi.
“Dëshiroj të besoj që nëse në Nish dikush ndodhet në të njëjtat vështirësi në të cilat isha unë, të marrë të njëjtën ndihmë që mora unë”, shkroi ai në Facebook.