Policia e Kosovës, ka njoftuar për një rast, ku një femër ka raportuar në polici një mashkull, kosovar, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj.
Në raportin e PK’së bëhet e ditur edhe se, i dyshuari i kishte premtuar viktimës se do ta marrë për grua, dhe se të njëjtit kishin kryer marrëdhënie seksuale në intervale të ndryshme kohore.
Ky rast, siç raporton Policia e Kosovës, ka ndodhur në Malishevë.
“DHUNIM /SULM – Malishevë 05.04.2023 – 13:40. Më 05.06.2023 viktima femër kosovare ka raportuar se gjatë kësaj periudhe në intervale të ndryshme kohore ka kryer marrëdhënie seksuale me të dyshuarin mashkull kosovar i cili i kishte premtuar se do ta marrë për bashkëshorte, por i njëjti kishte ushtuar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, ka njoftuar PK’ja.