Policia italiane ka ekzekutuar masën e sigurimit ndaj një 38-vjeçari turk, banues në Milano. Ai ishte nën hetim për organizatë kriminale të rënduar nga transnacionaliteti, armëmbajtje pa leje, trafikim masiv ndërkombëtar të armëve, favorizim të emigracionit klandestin, për vrasje dhe masakra.
Burri besohet të jetë i lidhur me një grup që kreu krime terroriste në Evropë, veçanërisht në Berlin, me vrasjen e një turku më 10 mars 2024 dhe planifikoi një sulm të dështuar në një fabrikë alumini në Turqi midis 19 dhe 20 mars të vitit të kaluar.